📘Al-lameh Salih el Feuzan:
Sot adhuruesit e varreve thonë: “Ky nuk është shirk, por ky është teuessul (afrimi tek Allahu me një vepër të mirë) dhe dashuri për eulijatë dhe njerëzit e devotshëm!”
Me të vërtetë, eulijatë e devotshëm të Allahut nuk kënaqen me këtë vepër, dhe nuk kënaqen që varret e tyre të kthehen në objekte adhurimi e të adhurohen përveç Allahut.
Profeti ﷺ ka thënë:
«O Allah, mos e bëj varrin tim objekt adhurimi që të adhurohet! Zemërimi i Allahut është i ashpër mbi ata që i morën varret e profetëve të tyre për xhami!»
Kjo tregon se madhërimi i varreve dhe kërkimi i bereqetit prej tyre i kthen ato në objekte adhurimi, objekte të cilat adhurohen në vend të Allahut!
📚 إعانة المستفيد” (١٥٢/١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema