Loading

Pyetje: vihet re se disa muslimanë marrin pjesë me të krishterët në të ashtuquajturat krishtlindje (christmass), ndaj pyetësi kërkon një këshillë.

Dijetari i madh AbdulAziz ibnu Baz rahimehullah u përgjigj:

Nuk lejohet për muslimanin apo për muslimanen të marrin pjesë në festat e të krishterëve, jehudëve etj. prej mosbesimtarëve, por është detyrë lënia e kësaj, sepse kush përngjason me një popull është prej tyre! Profeti ﷺ na ka paralajmëruar nga përngjasimi me ta dhe katandisja si ata në morale!

Është detyrë për besimtarin dhe besimtaren të kenë kujdes nga kjo dhe mos t’i ndihmojnë me asgjë në organizimin e këtyre festave, sepse ato janë festa që bien ndesh me sheriatin e Allahut dhe janë të organizuara nga armiqtë e Tij, ndaj nuk lejohet as pjesëmarrja në to, as bashkëveprimi me njerëzit e tyre dhe as ndihmesa e tyre me ndonjë gjë, si p.sh. me çaj, me kafe dhe ndonjë gjë tjetër siç janë enët etj. Allahu thotë:

{وَتَعَاوَنُوا۟ عَلَى ٱلۡبِرِّ وَٱلتَّقۡوَىٰۖ وَلَا تَعَاوَنُوا۟ عَلَى ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَ ٰ⁠نِ}

{Bashkëpunoni në vepra të mira dhe devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në mëkate dhe armiqësi!} [el Maideh: 2]

Pjesëmarrja me mosbesimtarët në festat e tyre është një lloj bashkëpunimi në mëkate dhe armiqësi. Është detyrë mbi çdo musliman dhe muslimane që ta braktisë këtë gjë. Ai që është i mençur nuk duhet të mashtrohet nga veprat e njerëzve, por ka detyrë të shohë çfarë ka ardhur në  Sheriatin Islamik, të zbatojë urdhrat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (alejhis salatu uesselam) dhe të mos shohë çështjet e njerëzve, sepse shumica e njerëzve nuk i kushton rëndësi asaj që ka ligjësuar Allahu. Ka thënë Allahu azze ue xhel’le në Librin e Tij madhështor:

{وَإِن تُطِعْ أَكْثَرَ مَن فِي الأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ اللّهِ}

{Nëse i bindesh shumicës (mohuese) së atyre që janë në tokë, do të të devijojnë nga Rruga e Allahut!} [Sure En’am: 116]

Ka thënë Ai subhānehu:

{وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ}

{Shumica e njerëzve, sado që të dëshirosh ti, nuk janë besimtarë!} [Jusuf: 103]

Edhe sikur njerëzit t’i bëjnë, festat që bien ndesh me Sheriatin nuk lejohet që t’i bësh!

Besimtari i peshon veprat dhe fjalët e tij -dhe gjithashtu ato të njerëzve- me Kur’anin dhe Sunnetin, me Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij alejhis salātu ues selām: ajo që përputhet me të dyja apo me njërën prej tyre është e pranuar edhe sikur ta lënë njerëzit, ndërsa ajo që bie ndesh me ato të dyja ose me njerën prej tyre është e refuzuar edhe sikur ta bëjnë njerëzit.

Allahu i furnizoftë të gjithë me sukses dhe udhëzim!

📚 نور على الدرب” (٢٠٥/١)”

Përktheu: AbduRrahman Mema

Shpërndaje: