Loading

Pyetje drejtuar shejkh Muhamed ibnu Sālih el Uthejminit rahimehullah:

Shejkh i nderuar, ka njerëz që thërrasin për afrimin në mes feve dhe pretendojnë se muslimanët, jehudët dhe të krishterët bashkohen në origjinën e teuhidit (veçimit të Allahut në adhurim). A gjykohet ndaj këtij personi se ka bërë kufër? Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë çështje?

Al-lameh Ibnul Uthejmin rahimehullah:

Unë mendoj se ky është jobesimtar. Ai që mendon se feja islame, jehude dhe e krishterë bashkohen në Teuhid, është jobesimtar, sepse përgënjeshtron Allahun dhe të Dërguarin e Tij!
Nëse ai mendon se të krishterët -të cilët thonë se Allahu është Një nga të tre- janë muuahidun-ë (njerëz me teuhid), atëherë vetë ai nuk është muuahid, sepse është i kënaqur me kufrin dhe shirkun! Si mund të bashkohet dikush që thotë se Isa është biri i Allahut dhe Ùzejri është biri i Allahut, me atë që beson:

{قُلۡ هُوَ ٱللهُ أَحَدٌ ۝ ٱللهُ ٱلصَّمَدُ ۝ لَمۡ یَلِدۡ وَلَمۡ یُولَدۡ ۝ وَلَمۡ یَكُن لَّهُۥ كُفُوًا أَحَدُۢ}

{Thuaj (o Muhamed ﷺ): “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur! Dhe askush nuk është i barabartë (apo i krahasueshëm) me Të!”} [El-Ikhlās: 1-4]

Për këtë arsye, i them këtij njeriu: pendohu tek Allahu azze ue xhel’le sepse ky është felëshim, për shkak të të cilit bëhet hallall gjaku yt, bëhet hallall pasuria jote, shfuqizohet nikahu, nuk ke nderime kur të vdesësh, por thjesht hidhesh në një gropë që njerëzit mos të dëmtohen prej erës sate; dhe nëse vdes në atë gjendje, nuk i lejohet askujt që të kërkojë falje për ty. Pejgamberi alejhis salatu ues selām ka thënë:

«Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, kushdo që dëgjon për mua prej këtij ummeti (të thirrjes), jehudij qoftë apo i krishterë, dhe nuk beson -ose tha: “dhe nuk e pason atë me të cilën kam ardhur”-, do jetë prej banorëve të Zjarrit!»

Fetë qiellore janë të tilla për sa kohë mbeten në fuqi, ama kur shfuqizohen, atëherë nuk janë më fe. Jehudët, kur ishte në fuqi sheriati i Musës dhe ata ishin pasues të tij, ishin në Islam. Të krishterët, kur ishte në fuqi sheriati i Ìsës dhe ata ishin pasues të tij, ishin prej njerëzve të Islamit. Mirëpo me ardhjen e të Dërguarit alejhis salatu ues selam të tërë u kthyen në jobesimtarë, dhe vepra e tyre nuk pranohet. Argument është Fjala e Allahut të Lartësuar:

(وَمَن یَبۡتَغِ غَیۡرَ ٱلۡإِسۡلَـٰمِ دِینࣰا فَلَن یُقۡبَلَ مِنۡهُ وَهُوَ فِی ٱلۡـَٔاخِرَةِ مِنَ ٱلۡخَـٰسِرِینَ)

{Çdokujt që ndjek një fe tjetër përveç Islamit, nuk do t’i pranohet, dhe ai, në Botën Tjetër, do jetë prej të humburve!} [Al Ìmran: 85]

📚 “اللقاء الشهري”

Pērktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: