Loading

E para: krijoi Ademin -alejhis selãm-

Argumenti për këtë është Fjala e Allahut -azze ue xhel’le-:

{ قَالَ یَـٰۤإِبۡلِیسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسۡجُدَ لِمَا خَلَقۡتُ بِیَدَیَّۖ أَسۡتَكۡبَرۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡعَالِینَ }

{Ai tha: o iblis, çfarë të pengoi që të mos i përulesh atij të cilin e krijova me dy Duart e Mia, a mos u bërë mëndjemadh apo ishe prej të lartësuarve} [Sad: 75]

E dyta: e krijoi Xhennetin e Adnit me Dorën e Tij

Argumenti për këtë është ajo që është përcjellë nga El-Mugirah ibnu Shu’beh -radij’Allahu anhu- se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«E krijova nderin e tyre me Dorën Time dhe e vulosa atë, nuk ka sy që e ka parë dhe vesh që e ka dëgjuar dhe asnjë zemër njeriu që e ka përceptuar».

📚 Transmetoi Muslimi (312)

E treta: i shkroi pllakat e Musës me Dorën e Tij.

Argumenti për këtë është hadithi ibnu Abdeh -radij’Allahu anhu- ku Ademi i drejtohet Musës:

«Ta shkroi Teuratin me Dorën e Tij».

📚 Transmetoi Muslimi (2652)

E katërta: kalemi

Argumenti për këtë është etheri i përcjellë nga ibnu Umeri -radij’Allahu anhuma- i cili thotë:

“Allahu krijoi katër gjëra me Dorën e Tij: fronin, kalemin, Ademin, Xhennetin Adnit, pastaj pjesës tjetër të krijesave u tha: bëhu dhe u bë”.

📚 E transmetoi et-Tebarij në Xhami’ul Bejaan” (20/145), el-Exhurij në “esh-Sheria’h” (750), el-Haakim në “El-Mustedrek” (2/349) etj…

Tha el-Haakim ky është ether me zinxhir të saktë, kanë rënë dakord me këtë edh-Dhehebij.

E pesta: Froni

Argument për këtë është hadithi i lartpërmendur.

Ka thënë shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh -rahimehullah-:

“Vërtetimi i asaj që vërteton argumenti prej këtyre cilësive nuk do të thotë se Allahu ka nevojë për to, me të vërtetë Allahu është i Aftë të krijojë atë që e krijon, me dy Duart e Tij dhe është i Aftë ta krijojë pa Duart e Tij, kanë ardhur transmetime të dijes se Ai i krijoi disa gjera me dy Duart e Tij dhe disa të tjera pa Duart e Tij…, ka thënë ed-Darimij se Abdullah ibnu Umer -radij’Allahu anhuma- ka thënë:

“Allahu krijoi katër gjëra me Dorën e Tij: fronin, kalemin, Ademin, Xhennetin Adnit, pastaj pjesës tjetër të krijesave u tha: bëhu dhe u bë”.

📚 بيان تلبيس الجهمية” (٥١٣/١)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: