Thotë dijetari i madh Abdul-Aziz ibnu Baz Allahu e mëshiroftë:
Jeta e Berzakhut është sipas jetës së tij në dunja, besimtari është i lumtur në Berzakh, shpirti i tij është në Xhennet dhe trupi i tij arrin disa kënaqësi.
Shpirti i qafirit i ekspozohet Zjarrit dhe merr hisen e tij prej dënimit, gjithashtu trupi i tij merr hisen prej dënimit. Kjo është jeta e Berzakhut.
Besimtari është në lumturi dhe kënaqësi.
Profeti ﷺ ka njoftuar se shpirtrat e besimtarëve janë Xhennet, shëtisin në Xhennet ku të dëshirojnë.
Kurse qafirat janë ashtu siç na ka njoftuar Allahu për ithtarët e Faraonit:
{النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ}
{Ata do t’i ekspozohen Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kijametit), do t’u thuhet (engjëjve): “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!”}
Shpirtrat e qafirave vuajnë dënimin dhe trupat e tyre marrin hisen e tyre prej dënimit, derisa Allahu t’i ringjallë të gjithë.
Më pas shpirtrat e besimtarëve hynë përfundimisht në Xhennet dhe shpirtrat e qafirave hynë përfundimisht në Zjarr -Lusim Allahun për mirëqënie!- ku do qëndrojnë përgjithmonë.
Ata do qëndrojnë përjetësisht në Xhennet, kurse ata përjetësisht në Zjarr.
Lusim Allahun për mirëqenie! Po…
📚 نور على الدرب” (٤٢٢/٤)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema