Loading

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë- thotë në refuzimin e tij ndaj El-Bekri-ut:

Ne e dimë domosdoshmërisht se nuk është e ligjësuar për ummetin e tij (Muhamedit alejhis salatu uesselam) që të lusë dikë prej të vdekurve: as profetë, as njerëz të devotshëm dhe as të tjerë veç tyre; as me fjalën “ndihmë”, as me fjalën “mbrojtje”, as me të tjerat; gjithashtu, ummetit të tij nuk i lejohet sexhdja as për të vdekurin, as për të gjallin, as për ndonjë tjetër. Madje ne e dimë se ai (alejhis salatu uesselam) ka ndaluar nga të gjitha këto: ato janë prej shirkut dhe Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij na i kanë ndaluar; mirëpo për shkak të dominimit të injorancës dhe dijes së pakët rreth ethereve të mesazhit, shumë individëve prej atyre që kanë ardhur më vonë, derisa t’u qartësohet ajo me të cilën erdhi i Dërguari ﷺ nga ajo që e kundërshton, nuk u bëhet tekfir.

📚 الرد على البكر” (ص ٣٧٧)”

Gjithashtu, ka thënë:

E vërteta e çështjes në lidhje me këtë është: fjala mund të jetë kufër dhe parimisht i bëhet tekfir thënësit të saj. Pra, kush thotë kështu, është qafir, mirëpo nuk gjykohet me kufër ndaj një individ të caktuar, derisa t’i ngrihet argumenti.”

📚 مجموع الفتاوى” (٢٣ /٣٤٥)”

Shënim. Fjalët me këtë kuptim janë të shumta prej Shejkhul Islamit.

Imam Muhamed ibnu Abdul-Uehab -Allahu e mëshiroftë- thotë:

Përderisa ne, për shkak të injorancës së tyre dhe mungesës së atij që tërheq vërejtjen, nuk i bëjmë tekfir atij që adhuron tyrben mbi varrin e Abdul-Kadir-it, dhe atij që adhuron tyrben mbi varrin e Ahmed el-Bedeuijut dhe të ngjashmëve me ta, e si mund ta bëjmë qafir atë që nuk i bën shirk Allahut?!

📚 الدرر السنية” (١٠٤/١)” 📚

Ka thënë gjithashtu:

Unë kam Dëshmitar Allahun, i Cili e di se çfarë ka në zemra, se ai që punon me Teuhidin dhe distancohet nga shirku dhe njerëzit e tij, është (sipas nesh) musliman në çdo kohë dhe vend; sa për atë që i bën shirk Allahut në “Ilahijen” (Uluhijen) e Tij, ne, pasi ia kemi sqaruar argumentin për kotësinë e shirkut, e shpallim qafir.

📚 مجموع مؤلفات الشيخ محمد بن عبد الوهاب” (٣٤/٣)” 📚

Shejkh Abdul-Latif ibnu Abdur-Rahman ibnu Hasen El esh-Shejkh -Allahu e mëshiroftë- thotë:

Shejkh Muhamed (ibnu Abdul-Uehab) -Allahu e mëshiroftë- ishte prej njerëzve që më së shumti ndalej nga lëshimi i fjalës “kufër”: ai nuk e bënte detyrim tekfirin mbi injorantin (praktikant të Islamit) i cili lut të tjerë veç Allahut, prej banorëve të varreve dhe jo vetëm, nëse nuk ishte mundësuar që dikush ta këshillojë dhe t’ia ngrejë argumentin, argument të cilin, nëse nuk do e merrte, do bënte kufër. Ai ka thënë në disa ese të tij:

Përderisa nuk e luftojmë atë që adhuron kubenë “el-Keuaz”, derisa ta ftojmë që të adhurojë me sinqeritet vetëm Allahun, e si mund ta bëjmë qafir atë që nuk bën hixhret për te ne?!

Vazhdon shejkh AbduLatifi: ai u pyet për injorantë të tillë dhe dha këtë verdikt: kujt i është ngritur argumenti dhe e ka kuptuar, atëherë me këtë adhurimin varresh bëhet qafir.

📚 منهاج التأسيس والتقديس” (ص ٩٨-٩٩)” 📚

Ka thënë gjithashtu shejkh AbduLatifi:

Kujt i ka mbërritur thirrja e të dërguarve për veçimin e Allahut në adhurim dhe faktin se është i obliguar të ndjekë Islamin, dhe e kupton se të dërguarit erdhën me këtë, atëherë për të nuk ka arsyetim në lidhje me kundërshtimin që ai u bën të dërguarve dhe në lidhje me lënien e adhurimit të Allahut. Nëse adhuron të tjerë veç Allahut dhe i vë atij rivalë dhe të adhuruar, i bëhet tekfir. Shejkhu (Muhamed ibnu Abdul-Uehab) e të tjerë prej muslimanëve nuk janë frenuar nga tekfiri ndaj këtij personi.

Shejkhu ynë -Allahu e mëshiroftë- e ka marrë vendimin dhe e ka bërë të qartë pajtimin e tij me dijetarët e ummetit dhe ndjekjen e tyre: bënte tekfir vetëm pas ngritjes së argumentit dhe shfaqjes së tij, madje ai -Allahu e mëshiroftë- frenohej nga tekfiri i të paditurit nga mesi i adhuruesve të varreve, nëse nuk ishte mundësuar që dikush t’ia vinte në dukje argumentet. Pikërisht ky është qëllimi i fjalës së Shejkhut Ibnu Tejmijeh rahimehullah:

“(Nuk bëhet tekfir) Derisa t’u sqarohet ajo me të cilën erdhi Profeti ﷺ; nëse bëhet sqarimi dhe ai të cilit i adresohet ky sqarim e kupton dhe e logjikon, sqarimi konsiderohet i kryer!

📚 مصباح الظلام” (ص ٤٩٩)” 📚

Ky është edhe një nga qëndrimet e Imam Ibnu Bazit.

Ai -Allahu e mëshiroftë- u pyet:

Nëse shoh dikë që i lutet varrit dhe kërkon ndihmë prej tij, duke rënë kësisoj në shirk, dhe dëshiroj që ta ftoj për tek Allahu azze ue xhel’le dhe ta sqaroj, a t’i bëj davet duke e konsideruar musliman apo mushrik?

Përgjigje: as kështu, as ashtu, por ftoje me një shprehje tjetër dhe thuaji p.sh.: “O filan, o rob i Allahut! Kjo vepër që bëre është shirk dhe nuk është adhurim (ndaj Allahut), por është vepër e mushrikinëve injorantë: e kurejshëve dhe të ngjashmëve me ta!”

Ka një pengesë për t’i bërë tekfir, sepse (duke i bërë tekfir) qysh në nisje të davetit do e largosh nga pranimi i së vërtetës; gjithashtu, tekfiri i një individi nuk është si vepra që është shirk: vepra është shirk por mundet që vepruesi i saj mos të jetë mushrik (kafir), ngaqë injoranca e tij mund të jetë pengesë nga të bërit tekfir; ose mund të jetë pengesë mungesa e njohjes së përkufizmit të fjalës së dijetarëve. Gjithashtu, duke e ftuar si mushrik, e largon, kështu që drejtoju me emrin e tij; më pas, e sqaron se kjo vepër është shirk.

Pyetje: cili është mendimi më i saktë në tekfirin e një individi?

Përgjigje nga shejkh Ibn Bazi: nëse i ngrihen faktet dhe argumentet që tregojnë për mosbesimin e tij, i është bërë e qartë rruga dhe pastaj ai prapë këmbëngul, atëherë ai është qafir. Mirëpo disa dijetarë mendojnë se ai që bie në disa gjëra të shirkut dhe mund të jetë i mjegulluar, xhahil dhe i pavetëdijshëm rreth realitetit, nuk bëhet qafir derisa ta sqarojnë dhe ta orientojnë për faktin se ajo është kufër, humbje dhe vepër e mushrikinëve të hershëm. Nëse këmbëngul pas sqarimit, gjykohet ndaj tij me shpallje për kafir.

📚 من كتاب “الفوائد العلمية من الدروس البازية” (2 /273 -274) ط. الرسالة عام 1430هـ.

Imam el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- thotë:

Sa i takon arsyetimit me injorancë, kjo është ajo që urdhërojnë tekstet në përgjithësi dhe nuk mundet askush që të sjellë argument që tregon se njeriu nuk arsyetohet me injorancë.

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

{وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولاً} [الإسراء: 15]

{Ne nuk dënojmë asnjë popull para se të çojmë të dërguar!}

Dhe ka thënë:

{رُسُلاً مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ} [النساء: 165]

{Dërguam të dërguar -përgëzues dhe paralajmërues- në mënyrë që njerëzit, pas ardhjes së të dërguarve, të mos kenë ndonjë arsyetim ndaj Allahut.}

Nëse nuk do ishte arsyetimi me injorancë, nuk do kishin dobi të dërguarit, por njerëzit do i përmbaheshin fitra-s dhe nuk do kishte pasur nevojë për dërgimin e të dërguarve. Për arsyetimin me injorancë tregojnë argumente nga Kur’ani dhe Sunneti; po ashtu, e kanë theksuar këtë imamllarët e njerëzve të dijes, si Shejkhul Islam ibnu Tejmijeh dhe Shejkhul Islam Muhamed ibnu Abdul-Uehab. Allahu i mëshiroftë! Mirëpo njeriu mund të jetë neglizhent në kërkimin e diturisë dhe bën gjynah nga kjo anë.

Dua të them se atij mund t’i lehtësohet kërkimi i diturisë, ama nuk i kushton rëndësi; mund t’i thuhet: kjo është haram!, por nuk i kushton rëndësi. Në këtë kontekst, ai është i mangët dhe bën gjynah. Ama për një njeri që jeton në mesin e njerëzve që bëjnë gjynahe dhe i shohin ato si të lejuara, nuk mund të themi se ka bërë gjynah (me vetëdije) ndërkohë që atij nuk i ka mbërritur mesazhi. Kjo është larg (argumenteve të Fesë) dhe ne, o vëllezërit e mi, sigurisht që nuk gjykojmë sipas emocioneve, por gjykojmë sipas asaj që kërkon Sheriati. Zoti azze ue xhel’le thotë:

{إن رحمتي سبقت غضبي}

{Mëshira Ime i ka paraprirë Zemërimit Tim.}

Atëherë, si mund ta gjykojmë një person kur atij nuk i ka shkuar ndërmend se ajo është haram?!

Madje Shejkhul Islam Muhamed ibnu Abdul-Uehab -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

Ne nuk i bëjmë qafira ata që, për shkak të injorancës vetjake dhe për shkak të mungesës së paralajmërimit, kanë ndërtuar tyrbe mbi varrin e Abdul-Kadir el-Xhejlanit dhe mbi varrin e Bedeuijut.

📚 لقاءات الباب المفتوح (٣٣ السؤال رقم ١٢)” 📚

Ka thënë gjithashtu:

Origjina për atë që i përkatësohet Islamit është: mbetja e Islamit tek ai derisa të realizohet dalja e tij nga Feja, me argument sheriatik…; kështu që, para se të gjykojmë me tekfir, është detyrë që të shihen dy çështje:

  1. A tregon Kur’ani dhe Sunneti se kjo është vepër është kufër? Duhe të veprojmë në këtë mënyrë që të mos shpifim gënjeshtër ndaj Allahut;
  2. Nxjerrja e një gjykimi ndaj një individi të caktuar bëhet duke plotësuar kushtet e tekfirit në lidhje me të dhe duke u siguruar që të largohen pengesat.

Prej kushteve më të rëndësishme është që ai të ketë dije për shkeljen që ka bërë, shkelje e cila bën të detyrueshëm tekfirin e tij. Kjo për shkak të Fjalës së të Lartësuarit:

{وَمَن یُشَاقِقِ ٱلرَّسُولَ مِنۢ بَعۡدِ مَا تَبَیَّنَ لَهُ ٱلۡهُدَىٰ وَیَتَّبِعۡ غَیۡرَ سَبِیلِ ٱلۡمُؤۡمِنِینَ نُوَلِّهِۦ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصۡلِهِۦ جَهَنَّمَۖ وَسَاۤءَتۡ مَصِیرًا}

{Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi (kundërvënësit) i është bërë e qartë e vërteta, dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ka zgjedhur dhe e fusim në Xhehennem; e sa përfundim i keq është ai!}

Allahu e bëri kusht për dënimin me Zjarr që ai të jetë kundërvënës i të Dërguarit, pasi t’i jetë sqaruar e vërteta…”

📚 “مجموع فتاوى” (٢/ جواب السؤال ٢٢٤)

Ka thënë gjithashtu:

Nëse do thonim se kjo është kufër, prapëseprapë ne nuk gjykojmë me kufër mbi çdo veprues, sepse ai mund të jetë i justifikuar: i është përzjerë e vërteta ose ka qenë i detyruar dhe e ka bërë këtë për shkak të domosdoshmërisë; kështu që bëjmë durim derisa të marrim vesh gjendjen e tij, dhe, nëse na bëhet e qartë gjendja dhe fakti se ai ka dije (rreth çështjes), por guxon të bëjë atë që e çon në kufër, atëherë po që e shpallim qafir!

📚 (لقاء الباب المفتوح” (٣٧/٦” 📚

U pyet shejkh Ibnul Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!):

Kemi lexuar përgjigjen tuaj rreth justifikimit me injorancë, mirëpo gjejmë në librin “Keshfu esh-Shubuhat” të shejkh Muhamed ibnu Abdul-Uehabit mosjustifikimin me injorancë; po ashtu, në librin e tij “Kitabu et-Teuhid”. Nga ana tjetër, ju përmendët në përgjigjen tuaj fjalët e shejkh Muhamed ibnu Abdul-Uehabit, Ibnu Tejmijes në “el-Fetaua” dhe të Ibnu Kudames në “el-Mugnij”. Shpresojmë një sqarim nga ana juaj.

U përgjigj: Shejkhul Islami Muhamed ibnu Abdul-Uehab -Allahu e mëshiroftë- ka përmendur në esetë e tij se nuk e bën qafir askënd që ka injorancë. Pavarësisht se është shprehur në “Keshfu esh-shubuhat” se nuk ka justifikim me injorancë, ajo që kuptohet me këtë është injoranca e cila vjen për shkak të shpërfilljes së personit në raport me mësimin e diturisë, si p.sh. në rastin kur ai, ndonëse e di që ka diçka që e kundërshton atë situatë ku gjendet, e neglizhon dhe e shpërfill. Në këtë rast, nuk justifikohet me injorancë.

📚 “دروس وفتاوى الحرم المكي” 📚

(عام 1411هـ ، شريط 9، وجه أ)

Shejkh el-Albanij -Allahu e mëshiroftë- u pyet me këtë pyetje:

Ç’gykim ka ndaj të vdekurve të cilët kanë qenë njerëz që lusnin të vdekurit, duke besuar se ata të bëjnë dobi dhe dëm, ama nuk e kanë ditur realitetin e Teuhidit dhe e kanë mësuar këtë (akide shirku) prej “dijetarëve” të tyre të devijuar?

Përgjigje: përderisa ata përkujdesen për shtyllat e Islamit, ama janë të paditur, atëherë përgjegjës për ta janë ata të paditur prej atyre që pretendojnë dijen dhe i devijojnë. Origjina në lidhje me ata që kanë vdekur është se janë muslimanë; dhe si muslimanë trajtohen: varrosen në varrezat e muslimanëve dhe si rrjedhim, nëse kalimtari kalon pranë varreve të tyre, thotë: “Esselamu alejkum ehled dijari minel muslimine uel mu’minine!”, kërkon Mëshirë dhe Falje për ta; pastaj, çështja e tyre është tek Allahu tebareke ue te’ala.

Allahu azze ue xhel’le thotë:

{إِنَّ ٱللهَ لَا یَغۡفِرُ أَن یُشۡرَكَ بِهِۦ وَیَغۡفِرُ مَا دُونَ ذَ ٰ⁠لِكَ لِمَن یَشَاۤءُۚ}

{Me të vërtetë, Allahu nuk e fal që Atij t’i bëhet shirk, dhe përveç kësaj fal atë që dëshiron.}

Ama mushriku merret në llogari vetëm pasi t’i ketë arritur thirrja:

{وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِینَ حَتَّىٰ نَبۡعَثَ رَسُولࣰا}

{Ne nuk dënojmë asnjë popull para se të çojmë të dërguar!}

Mirësia dhe Mëshira e Zotit tonë azze ue xhel’le ndaj robërve të Tij është se Ai e pranon justifikimin e robit: nëse dikush prej atyre muslimanëve të devijuar ka humbur rrugën dhe nuk ka pasur njeri që ta paralajmëronte dhe ta ndalonte nga devijimi, është i justifikuar te Zoti i tij -tebareke ue te’ala- dhe nuk merret në llogari ashtu siç merret ai që e ka argumentin të ngritur.

{وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِینَ حَتَّىٰ نَبۡعَثَ رَسُولࣰا}

{Ne nuk dënojmë asnjë popull para se të çojmë të dërguar!}

📚 سلسلة الهدى والنور” (الشريط ٩٥)”

Shejkh Mukbil -Allahu e mëshiroftë- thotë:

Vetë Ehlus Sunneti ka pasur mospajtime në lidhje me çështjen e justifikimit me padituri në Teuhid. Ajo që duket më e saktë është se ai justifikohet me padituri, për shkak të Fjalës së Tij -azze ue xhel’le-:

{وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِینَ حَتَّىٰ نَبۡعَثَ رَسُولࣰا}

{Ne nuk dënojmë asnjë popull para se të çojmë të dërguar!}

Këto argumente tregojnë se ai justifikohet me padituri, ndërsa ata të cilët e mohojnë justifikimin për shkak të paditurisë, nuk kanë asnjë argument të provuar.

📚 غارة الأشرطة على الجهل والسفسطة (٢ /٤٤٧-٤٤٨)” 📚

U pyet imam Abdur-Rezak Afifij -Allahu e mëshiroftë- rreth mendimit të tij në lidhje me fjalën e San’anit, në librin e tij “Tat’hirul I’tikad”: ata, në origjinë, janë jobesimtarë.

Për këtë fjalë, disa dijetarë i tërhoqën vërejtjen, siç është shejkh Beshir es-Sehseuanij, autori i librit “Sijanetul Insan”, ku tha: murteddun-ë (ata janë të dalë nga feja).

Ndër të tjera, shejkh Abdur-Rezaku tha: ata kanë dalë nga Islami nëse u është ngritur argumenti; në të kundërt, janë të justifikuar me paditurinë e tyre, ashtu si grupi i dhatu enuat-it (sh.p.: ata që i kërkuan Profetit ﷺ: na bëj edhe neve një pemë si pema e tyre, në të cilën të varim armët…).

📚 (فتاوى ورسائل الشيخ عفيفي” (١٧/١” 📚

Imam Muhamed Eman el-Xhamij -Allahu e mëshiroftë- thotë:

Disa njerëzve, kur u sëmuren fëmijët dhe kur u vështirësohen gjërat, e gjejnë “rrugëdaljen” më të afërt tek “shejkhu” dhe e lënë Zotin e Universit subhanehu. I drejtohet shejkhut: o shejkh, për këtë ditë të kemi marrë! O shejkh, sot, sot ,sot! O shejkh, o zotëria im, o filan, sot!

Ky, nëse nuk do ta justifikonim për shkak të dyshimit, është kufër i qartë. Por cili është dyshimi?

Dyshimi është: prania e dijetarëve të së keqes të cilët ua zbukurojnë njerëzve të thjeshtë faktin se thirrja e njerëzve të devotshëm, kërkimi i ndihmës prej tyre, therja e kafshëve për ta dhe zotimi për ta nuk janë prej adhurimit; (sipas tyre) asgjë prej saj nuk është adhurim, por e gjithë kjo është prej dashurisë ndaj njerëzve të devotshëm. Prania e njerëzve të tillë -Allahu mos i shtoftë në mesin e muslimanëve- bën që dyshimi të jetë i pranishëm te populli i thjeshtë, sepse ata jetojnë në mesin e njerëzve të cilët ua shpjegojnë fenë sipas tekave të tyre. Krahas kësaj, njerëzit e thjeshtë nuk kanë lidhje me njerëzit e dijes, dhe për këtë shkak, shpresojmë që ata të justifikohen; ama kjo nuk do të thotë që të lihen ashtu, përkundrazi, mësimi i tyre është detyre!

Imam Rabi el Medkhalij – Allahu e ruajttë- thotë:

Unë i këshilloj të rinjtë selefijë që të mos zhyten te kjo çështje. Barak Allahu fijkum! Medh’hebi më i saktë është kushtëzimi i ngritjes së argumentit, dhe, nëse dikush nuk e sheh të saktë, atëherë duhet të heshtë, t’i respektojë vëllezërit e tij dhe të mos i cilësojë të humbur, sepse haku është me ta: kanë Librin e Allahut, Sunnetin e të Dërguarit të Allahut dhe metodologjinë e selefëve! Ai që dëshiron të bëjë tekfir, le t’u bëjë selefëve pra! Le t’u bëjë tekfir Ibnu Tejmijes dhe Ibnu Abdul-Uehabit!

Imam Muhamed ibnu Abdul-Uehab ka thënë:

Ne nuk i bëjmë qafira ata që bëjnë tauaf rreth varreve dhe i adhurojnë, derisa t’u ngremë argumentin, sepse ata nuk kanë pasur dikë që t’i sqarojë.

📚 فتاوى الشيخ ربيع” الحلقة الثانية السؤال (٢٣)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: