Ka thënë el-al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e “el-Akidetu el-Uasitijeh”:
Ehlus Sunneti dhe Xhemati i pohojnë Allahut -azze ue xhel’le- Cilësitë pa përngjasim.
Ata thonë: me të vërtetë Allahu -azze ue xhel’le- ka Jetë por nuk është si jeta jonë, ka Dije por nuk është si dija jonë, ka Shikim por nuk është si shikimi ynë, ka Fytyrë por jo si fytyrat tona, ka Dorë për jo si duart tona… e kështu veprohet me të gjitha Cilësitë.
Ata thonë se: me të vërtetë Allahu -azze ue xhel’le- në ato që Ai e ka përshkruar Veten e Tij asgjë nuk i shëmbëllen nga krijesat e Tij dhe ata kanë argumente për këtë nga Kur’ani dhe Sunneti si dhe nga argumentet logjike.
📚 “شرح العقيدة الواسطية” (صــ٩٢ــ)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema