![]()
Thotë dijetari i madh AbdulAziz ibn Baz rahimehullah:
Dhënia e fetvasë pa dituri është një e keqe e madhe, dhe është prej gjërave që Allahu ua ka ndaluar robërve të Tij, duke e vendosur gradën e saj mbi shirkun. Allahu i Madhëruar ka thënë në suren El-A’raf:
{قُلۡ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّیَ ٱلۡفَوَ ٰحِشَ مَا ظَهَرَ مِنۡهَا وَمَا بَطَنَ وَٱلۡإِثۡمَ وَٱلۡبَغۡیَ بِغَیۡرِ ٱلۡحَقِّ وَأَن تُشۡرِكُوا۟ بِٱللهِ مَا لَمۡ یُنَزِّلۡ بِهِۦ سُلۡطَـٰنࣰا وَأَن تَقُولُوا۟ عَلَى ٱللهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ}
{Thuaj (o Muhamed ﷺ): “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të dukshme ose të fshehta, dhe gjynahet dhe dhunimin pa të drejtë! Dhe ka ndaluar t’i shoqëroni Allahut diçka në adhurim, gjë për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte, dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini!} [El-A’raf: 33].
Prandaj është detyrë për nxënësin e dijes që të ketë frikë Allahun dhe të ruhet nga e folura pa dituri për Allahun. E nëse kjo është e ndaluar për nxënësin e dijes, atëherë si është puna me të tjerët (poshtë tij)?!
📕 Shkëputur nga artikulli:
خطر الفتوى بغير علم
binbaz.org
Përktheu: Abdur-Rahman Mema