Loading

Shejkh Muhamed ibnu AbdulUehhab:

Dije, Allahu të mëshiroftë, se e kemi detyrë të mësojmë katër mesele:

1) Dituria; dhe ajo është njohja e Allahut, njohja e të Dërguarit të Tij dhe njohja e fesë islame me argumente;

2) Veprimi me të;

3) Thirrja për tek ajo;

4) Durimi ndaj lëndimeve në gjithë këtë rrugë.

Argumenti është Fjala e të Lartësuarit:

بِسۡمِ ٱللهِ ٱلرَّحۡمَـٰنِ ٱلرَّحِیمِ

{ وَٱلۡعَصۡرِ } { إِنَّ ٱلۡإِنسَـٰنَ لَفِی خُسۡرٍ } { إِلَّا ٱلَّذِینَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ وَتَوَاصَوۡا۟ بِٱلۡحَقِّ وَتَوَاصَوۡا۟ بِٱلصَّبۡرِ }

Bismil-lahir Rahmanir Rahim

{Pasha kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje! Përveç atyre që besuan, vepruan mirë, si dhe e këshilluan njëri-tjetrin për të vërtetën dhe për durim!} [Surja el-Asër]

Ka thënë Esh-Shāfi’ij rahimehullah:

“Edhe sikur Allahu të mos kishte zbritur argument tjetër mbi robërit e Tij përveç kësaj sureje, ajo do t’u mjaftonte.”

Ka thënë El-Bukharij rahimehullah:

“Kapitulli: Dituria përpara fjalës dhe veprës. Agumenti është Fjala e të Lartësuarit:

فَٱعۡلَمۡ أَنَّهُۥ لَاۤ إِلَـٰهَ إِلَّا ٱللهُ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لِذَنۢبِكَ

{Dije (o Muhamed alejhis salatu uesselam) se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe kërko falje për gjynahun tënd!} [Muhammed: 19]

Pra, filloi me diturinë përpara fjalës dhe veprës.

📚 -الْأُصُولِ الثَّلَاثَةِ” لِلْإِمَامِ مُحَمَّدِ بْنِ عَبْدِ الْوَهَّابِ -رَحِمَهُ الله”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: