Loading

Imam Ibnu Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Nuk i lejohet muslimanit që të gjurmojë për gjurmët e pejgamberëve, me qëllim për t’u falur në ato vende apo për të ndërtuar xhami mbi to, sepse kjo është prej rrugëve që të çojnë drejt shirkut.

Për këtë arsye Umeri -Allahu qoftë i Kënaqur me të- i ndalonte njerëzit nga kjo dhe thoshte:

Me të vërtetë, ata që ishin përpara jush, u shkatërruan për shkak të gjurmimit të gjurmëve të profetëve të tyre.

Gjithashtu, ai e preu pemën -e ndodhur në Hudejbijeh- poshtë së cilës iu dha besa Pejgamberit ﷺ. E bëri këtë për shkak se pa disa njerëz që shkonin tek ajo dhe faleshin poshtë saj. E preu për t’i ndaluar rrugët që të çojnë drejt shirkut dhe për të paralajmëruar Ummetin ndaj bidateve.

Ai -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- ishte i matur në punët dhe veprimet e tij, i kujdesshëm ndaj parandalimit të shirkut dhe shkaqeve të tij. Allahu ia shpërbleftë me të mira për atë që ka bërë ndaj ummetit të Muhamedit!

Për këtë arsye sahabët -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre- nuk ndërtuan xhami mbi gjurmët e tij ﷺ përgjatë rrugës për Mekë dhe Tebuk etj, për shkak se e dinin që kjo gjë kundërshtonte sheriatin e tij, shkaktonte rënien në shirkun e madh dhe për shkak se ajo ishte prej bidateve, prej të cilave paralajmëroi Pejgamberi alejhis salātu ues selām në fjalën e tij:

Kush shpik në këtë fenë tonë atë që nuk është prej saj, atëherë ajo është e refuzuar!

Muttefekun alejhi prej hadithit të Aishes, Allahu qoftë i Kënaqur prej saj.

Dhe fjala e Profetit ﷺ:

Kush vepron një vepër ku nuk është në të feja jonë, atëherë ajo është e refuzuar!

E transmetoi Muslimi në Sahihun e tij.

Dhe ai alejhis salātu ues selām në khutben e tij thoshte:

Dhe më pas: Me të vërtetë, fjala më e mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit ﷺ. Veprat më të këqija janë të shpikurat (bidatet) në fe! Çdo bidat është humbje!

E ka regjistruar Muslimi në Sahihun e tij.

Hadithet me këtë kuptim janë të shumta.

Allahu është Ndihmësi më i Mirë dhe nuk ka forcë dhe fuqi pa Ndihmën e Allahut.

📚 مجموع فتاوى ومقالات الشيخ ابن باز (323/8)

Shpërndaje: