Loading

Dijetari i madh, muhadithi, fekihu, edukatori AbdulAziz Ibn Baz rahimehullah:

…Po kështu, fjalë të tipit “Ç’dëshiron Allahu dhe filani”, duke përdorur lidhëzën “dhe”, ose “Sikur mos të ishte Allahu dhe filani” ose “Kjo është prej Allahut dhe prej filanit”, konsiderohen prej shirkut të vogël; bazuar kjo në fjalën e Profetit ﷺ:

«Mos thoni: “Ç’dëshiron Allahu dhe filani”! Por thoni: “Ç’dëshiron Allahu, pastaj ç’dëshiron filani”!»

Kur një burrë i tha: O i Dërguari i Allahut! Ç’dëshiron Allahu dhe ti!”

Tha (ﷺ): «A më bëre të barabartë me Allahun?! Thuaj: Ç’dëshiron Allahu, i Vetëm!»

📚 فتاوى نور على الدرب لابن باز بعناية الشويعر (١/‏٢٧٥).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: