Ka thënë esh-shejkh el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- duke komentuar fjalën e shejkhut të Islamit:
Prej kësaj kuptohet se Zjarri në të cilin do të hidhen në të mëkatarët është ai në të cilin do të hidhen jobesimtarët, mirëpo ai nuk do të jetë i njëjtë si dënimi i jobesimtarëve, madje disa dijetarë kanë thënë: se ai (Zjarri) do të jetë i ftohtë dhe i sigurtë për ta (mëkatarët), ashtu siç ishte i ftohtë dhe i sigurt për Ibrahimin, mirëpo e sakta është e kundërta e kësaj, se ai do jetë i nxehtë dhe i dhimbshëm, mirëpo nuk do të jetë si nxehtësia që do të përjetojnë jobesimtarët.
Pastaj pjesët me të cilat bie në sexhde nuk do t’i prek Zjarri, ashtu siç është vërtetuar nga Profeti -alejhis salātu ues selam- në dy “Sahihet” dhe ato janë:
Balli, hunda, dy shputat, dy gjunjët dhe majat e këmbëve.
📚 “شرح العقيدة الواسطية” (١٤٥/٢) دار ابن الجوزي
Përktheu: Abdur-Rahman Mema