Loading

U pyet shejkh Ibn Uthejmini -rahimehullah- me pyetjen që vijon:

Dënimi i varrit ndodh ndaj trupit apo ndaj shpirtit?

Përgjigjia:

Meqë gjykimi pas vdekjes është për shpirtin, atëherë në origjinë themi se ai (dënimi i varrit) është ndaj shpirtit. Sa për trupin, ai është thjesht kufomë e vdekur, ndaj nuk ka nevojë për furnizim mbijetese: trupi as ha, as pi, madje e hanë krimbat.

Pra, në origjinë dënimi është ndaj shpirtit. Sidoqoftë, Shejkhul Islam ibnu Tejmijeh ka thënë se shpirti mund të bashkohet me trupin dhe të dënohet apo lumturohet bashkë me të…

Në bazë të kësaj, dijetarët kanë thënë se shpirti mund të bashkohet me trupin dhe dënimi është për të dy. Ndoshta këtë e argumentojnë me hadithin në të cilin Pejgamberi ﷺ thotë:

«Me të vërtetë, jobesimtarit i ngushtohet varri derisa t’i ndërthuren brinjët me njëra-tjetrën.»

Kjo tregon se dënimi është edhe ndaj trupit, sepse brinjët janë pjesë e tij.

📚 “Mexhmu’ul Feteua” (1/25)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: