Esh-shejkh ibnu Bãz -rahimehullah- është pyetur rreth dallimit mes xhinnëve dhe shejtanëve dhe është përgjigjur si vijon:
Xhinnët janë bota e dytë e krijesave ashtu si dhe njerëzit, Allahu i Lartësuar thotë:
{وَمَا خَلَقۡتُ ٱلۡجِنَّ وَٱلۡإِنسَ إِلَّا لِیَعۡبُدُونِ}
{Dhe nuk i kam krijuar Xhinnët dhe njerëzit vetëm që të Më adhurojnë} [edh-Dharijat: 56]
Pra Xhinnët janë lloje prej krijesave të cilët Allahu i krijoi për ta adhuruar Atë ashtu sikurse njerëzit, ndërsa shejtanët janë ata të pabindurit prej tyre, shejtani dhe pasardhësit e pabindur, po kështu janë edhe shejtanët prej njerëzve, pra shejtanët janë prej njerëzve dhe prej xhinnëve, kështu që shejtani prej njerëzve dhe shejtani prej xhinnëve hyn tek shejtanët, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
{وَكَذَ ٰلِكَ جَعَلۡنَا لِكُلِّ نَبِیٍّ عَدُوࣰّا شَیَـٰطِینَ ٱلۡإِنسِ وَٱلۡجِنِّ یُوحِی بَعۡضُهُمۡ إِلَىٰ بَعۡضࣲ زُخۡرُفَ ٱلۡقَوۡلِ غُرُورࣰاۚ وَلَوۡ شَاۤءَ رَبُّكَ مَا فَعَلُوهُۖ فَذَرۡهُمۡ وَمَا یَفۡتَرُونَ}
{Dhe gjithashtu u kemi caktuar çdo pejgamberi armik shejtanët e njerëzve dhe të xhinnëve, të cilët frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim, po sikur të donte Zoti yt ata nuk do të bënin kështu, prandaj lëri ata dhe trillimet e tyre} [el-En’am: 112].
Qëllimi është se shejtanët janë prej xhinnëve dhe prej njerëzve dhe ata janë të pabindurit që i kalojnë kufijtë e vendosura nga Allahu, këtyre u thuhet: shejtanë ndërsa shejtani që është babai i xhinnëve është i pari i tyre, po kështu është ai që nuk bindet prej pasardhësve të tij dhe i kalon kufijtë ai është shejtan, kurse ai që i bindet urdhrave të Allahut ky nuk është prej shejtanëve por është prej besimtarëve, siç e ka përmendur Allahu i Lartësuar në suren “el-Xhinn”:
{وَأَنَّا مِنَّا ٱلصَّـٰلِحُونَ وَمِنَّا دُونَ ذَ ٰلِكَۖ كُنَّا طَرَاۤئِقَ قِدَدࣰا}
{E në mesin tonë ka që janë të mirë, por ka edhe që nuk janë të mirë, jemi ndarë në grupime të ndryshme} [el-Xhinn: 11]
dhe ka thënë gjithashtu për xhinnët:
{وَأَنَّا مِنَّا ٱلۡمُسۡلِمُونَ وَمِنَّا ٱلۡقَـٰسِطُونَۖ فَمَنۡ أَسۡلَمَ فَأُو۟لَـٰۤئِكَ تَحَرَّوۡا۟ رَشَدࣰا وَأَمَّا ٱلۡقَـٰسِطُونَ فَكَانُوا۟ لِجَهَنَّمَ حَطَبࣰا}
{Ka prej nesh që janë muslimanë, por ka edhe të atillë që janë mosbesimtarë, kush ka përqafuar Islamin ka zgjedhur rrugën e drejtë. Kurse mosbesimtarët do të jenë lëndë djegëse të Xhehenemit} [el-Xhinn: 14-15]
Prandaj, ka në mesin e tyre muslimanë dhe mosbesimtarë, ka bidatçinj dhe sunnitë, ka rafidij dhe sunnitë, ka komunistë, Mu’ëtezilij dhe Xhehmij, njësoj si tek njerëzit, Lusim Allahun të na ruaj.
http://www.binbaz.org.sa/noor/1553
Përktheu: Abdur-Rahman Mema