Xhenneti në të cilin Allahu e strehoi Ademin -alejhis selam- ishte Xhenneti i përjetshëm, në të cilin do të futen besimtarët Ditën Kiametit, me Mëshirën e Tij, ashtu siç gjendet në Fjalën e të Lartësuarit:
{وَقُلۡنَا یَـٰۤـَٔادَمُ ٱسۡكُنۡ أَنتَ وَزَوۡجُكَ ٱلۡجَنَّةَ}
{Dhe Ne i thamë: o Adem jeto ti dhe gruaja jote në Xhennet} [el-Bekareh: 35]
💬 Ka thënë shejkhu i Islamit ibnu Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë-:
“Xhenneti në të cilin Allahu e strehoi Ademin dhe gruan e tij te selefët e ummetit dhe ehlus sunneti dhe xhemati është: Xhenneti i përjetshëm dhe ai që thotë: se ai ishte xhennet në tokë, në Indi apo Xhudeh e të tjera si këto, ai është prej filozofëve, ateistëve apo prej vëllezërve të tyre prej mutekeliminëve bidatxhijë, këtë e thonë ata që e thonë prej filozofëve dhe mu’tezilive. Kur’ani dhe Sunneti e refuzojnë këtë mendim, selefët e ummetit dhe imamllarët e tij kanë rënë në konsensus për kotësinë e këtij mendimi.”
📚 مجموع الفتاوى” (٣٤٧/٤)”
💬 Ka thënë shejkh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
“E sakta është se xhenneti në të cilin Allahu i Lartësuar e strehoi Ademin dhe gruan e tij është Xhenneti të cilin ja premtoi atyre që i Frikësohen Allahut, sepse Allahu i Lartësuar i thotë Ademit:
{Jeto ti dhe gruaja jote në Xhennet}
Xhenneti në përgjithësim është Xhenneti i përjetshëm, i cili është në qiell”
📚 مجموع فتاوى ورسائل ابن عثيمين” (٥١/٢)”
Dhe prej argumenteve në lidhje me këtë:
{35. Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”.
36. Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni – u thamë Ne – do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar.”} [El-Bekareh: 35-36]
Fjala e Tij: {Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar} pas Fjalës së Tij {Zbritni} është argument se ata përpara kësaj nuk ka qenë në tokë.
💬 Tha shejkhu i Islamit ibnu Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë-:
“Kjo bën të qartë se ata nuk ishin në tokë, porse u zbritëm në tokë, nëse ata do të ishin në tokë do të kalonin në një vend tjetër, si kalimi i popullit të Musës nga një vend në një vend tjetër do të qëndronin, do të kishin furnizim e do të jetonin deri në një kohë të caktuar në tokë, përpara zbritjes dhe pas saj.”
📚 مجموع الفتاوى” (٣٤٧/٤)”
Allahu -subhanehu- e përshkroi Xhennetin e Ademit me cilësi që nuk gjenden vetëm se në Xhennetin e përjetshëm, duke thënë:
{118. Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur.
- dhe nuk do të kesh as etje, as vapë.}
Kjo në fakt nuk ekziston në dynja.
Ka transmetuar Muslimi (195) nga Ebu Hurejrete dhe Hudhejfeh, të cilët thanë: ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺَ:
«Allahu -tebāreke ue teàla- i mbledh njerëzit, ngrihen besimtarët aq sa Xhenneti u afrohet pranë, shkojnë tek Ademi dhe i thonë: o ati ynë, na e hap Xhennetin, ai u thotë: nuk ju nxori prej Xhennetit përveç se gabimi i atit tuaj Ademit, ndaj nuk jam unë ai që e bëj këtë, shkoni tek im bir Ibrahimi, miku i Allahut…»
Kjo tregon se Xhenneti nga i cili doli prej tij është i njëjti që i kërkuan atij për ta hapur dhe gabimi i tij nuk i nxori prej xhenneteve (kopshteve) të dynjasë.
Sa i takon asaj që ka transmetuar imam el-Bukharij (3244) dhe imam Muslimi (2824) në hadithin kudsij nga Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se ka thënë: ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺَ:
«Allahu ka thënë: {kam përgatitur për robërit e Mi të devotshëm, atë që syri nuk e ka parë as veshi nuk e ka dëgjuar e as nuk e çon nëpër mend zemra e njeriut}, lexoni nëse dëshironi: {asnjë shpirt nuk e di atë që është mbajtur e fshehur për ta prej kënaqësisë}»
💬 Ka thënë ibnul Xheuzij -Allahu e mëshiroftë-:
“Dije se Allahu -azze ue xhel’le- ka përgatitur për të devotshmit prej llojit që ata e njohin, prej ushqimit, pirjes, veshmbathjes, martesës etj…, pastaj shtoi prej Mirësisë së Tij atë që ata nuk e dinë, duke thënë:
{atë që syri nuk e ka parë as veshi nuk e ka dëgjuar e as nuk e çon nëpër mend zemra e njeriut}”
📚 كشف المشكل” (٤٣٣/٣)”
Ka transmetuar Ebu Daudi në sunnenin e tij (4744) nga Ebu Hurejrete se i Dërguari i Allahut ﷺ َka thënë:
«Kur Allahu e krijoi Xhennetin i tha Xhibrilit: shko dhe shihe atë, shkoi dhe e pa, pastaj erdhi dhe tha: O Zot Pasha Nderin Tënd nuk dëgjon njeri për të vetëm se futet në të…»
E ka saktësuar el-Albanij në: “Sahihu Ebij Daud”
💬 Ka thënë el-Hāfidh el-Irakij -Allahu e mëshiroftë-:
“Ky hadith tregon se Allahu i Lartësuar i tregoi Xhibrilit -alejhis selām- atë që përgatiti në të për robërit e Tij, kështu që e panë atë sytë?
Them: përgjigja për këtë është në disa aspekte:
I pari: se Ai i Lartësuari krijoi në të pas shikimit të Xhibrilit -alejhis selām- shumë gjëra, të cilat nuk i ka parë as Xhibrili e as të tjerë, pikërisht për ato gjëra bëhet fjalë në këtë hadith.
I dyti: se qëllimi me sytë dhe me veshët është: sytë e njerëzve dhe veshët e tyre, me argument Fjalën e Tij: {as nuk e çon nëpër mend zemra e njeriut} dhe sa i takon engjëjve nuk ka problem që disa nga ata ta shohin atë.
I treti: se kjo u rinovohet atyre në Xhennet në çdo kohë.”
📚 طرح التثريب” (٢٧٤/٨)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema