Loading

Ka thënë imam Abdul-Uahid esh-Shirazij el-Hanbelij (486 h) -rahimehullah- :

Nëse të thonë: cili është argumenti që Allahu i Lartësuar është Një dhe i Vetëm?

Thuaji: argumenti për këtë është në Sheriat dhe në mënyrën e argumentimit

Ama në Sheriat është Fjala e Allahut të Lartësuar:

{وَمَا مِنۡ إِلَـٰهٍ إِلَّاۤ إِلَـٰهࣱ وَ ٰ⁠حِدࣱۚ}

{Dhe nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet, përveç Një Adhuruari të Vetëm} [El-Maideh: 73]

Dhe Fjala e Tij:

{قُلۡ هُوَ ٱللَّهُ أَحَدٌ}

{Thuaj: Allahu është Një} [El-Ikhlas: 1]

Dhe Fjala e Tij:

{لَوۡ كَانَ فِیهِمَاۤ ءَالِهَةٌ إِلَّا ٱللَّهُ لَفَسَدَتَاۚ}

{Nëse në to (në qiell dhe në tokë) do të kishte të adhuruar të tjerë përveç Allahut, me të vërtetë që ato do të shkatërroheshin} [El-Enbija: 22]

E të tjera prej ajeteve që tregojnë për Njëshmërinë e Tij.

Ama sa i përket mënyrës së argumentimit, atëherë themi: që qiejt edhe toka, nëse do të kishin dy krijues do të kishte kundërshtime dhe kaos, ashtu siç e shohim atë në jetën e përditshme, në vazhdimësinë e saj, pa pasur asnjë shkatërrim, në të ka argument se për qiejt dhe tokën ka një Krijues të Vetëm.

📚 “Et-Tebsiratu fi Usulid din” fq. 29, shtëpia botuese, “Darul Ma’thur”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: