Loading

Myftiu: Abdul-Aziz ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë-

Pyetje: Ky pyetësi thotë: shejkh i nderuar: ka ardhur një hadith ku Profeti ﷺ thotë në të se: Do të futen në Xhennet prej ummetit të Muhamedit ﷺ shtatë dhjetë mijë vetë pa u marrë në llogari dhe pa u dënuar dhe kur sahabët pyesnin njëri-tjetrin se kush janë ata dhe cilat janë cilësitë e tyre, u doli Profeti ﷺ dhe u tregoi atyre për atë që po pyesnin njëri-tjetrin dhe ai ﷺ u tregoi se janë ata të cilët nuk kërkojnë rukje nga të tjerët dhe as nuk digjen me zjarr dhe as nuk e marrin si ogur të keq diçka që u ndodh, presim nga shkëlqesia juaj -thotë pyetësi- që të na shpjegoni neve këto cilësi se mos ndoshta i përkushtohemi atyre?

Përgjigje: Profeti ﷺ ka treguar se do të futen në Xhennet 70 mijë vetë prej ummetit të tij pa dhënë llogari dhe pa u dënuar dhe në një transmetim me çdo 1 mijë do të futen 70 mijë.

U pyet ai -alejhis salātu ues selam- për cilësitë e tyre dhe tha:

“Janë ata të cilët, nuk kërkojnë që t’u bëjnë të tjerët rukje, as kërkojnë kurim me djegie dhe nuk e marrin si ogur të keq diçka që u ndodh dhe tek Zoti i tyre mbështeten”

Dmth: ata të cilët qëndruan fort në fenë e Allahut prej njerëzve të devotshmërisë dhe besimit dhe adhuruan vetëm Allahun, kryen detyrat dhe u larguan nga ndalesat e Tij dhe bënë përpjekje në llojet e hajrit, aq sa lanë disa gjëra që është e pëlqyer lënia e tyre, siç është kërkimi i rukjes nga të tjerët, kurimi me djegie dhe kjo është prej imanit të tyre të plotë.

“Nuk kërkojnë t’u bëhet rukje” dmth: nuk i kërkojnë dikujt t’u bëjë rukje dhe as nuk kurohen me djegie, sepse lënia e saj është më e mirë, vetëm nëse e kërkon nevoja dhe kërkimi i rukjes nga të tjerët lënia e saj është më e mirë, vetëm nëse e kërkon nevoja, kjo është prej besimit të plotë.

Nëse njeriu ka nevojë për t’i bërë rukje nuk ka problem që t’i bëhet rukje, ashtu siç Profeti ﷺ e urdhëroi Aishen -Allahu qoftë i Kënaqur prej saj- që t’i bëjnë rukje dhe urdhëroi nënën e fëmijëve të Xha’fer ibnu ebij Talib që t’u bënte rukje fëmijëve të tij (Xhaferit) kur i morën në mësysh, kjo tregon se nuk ka problem në kërkimin e rukjes kur e kërkon nevoja, mirëpo lënia e saj është më e mirë nëse lehtësohet një ilaç tjetër dhe nuk është nevoja për të, po kështu kurimi me djegie nëse lehtësohet një ilaç në vend të saj atëherë kjo është më e mirë, nëse e kërkon nevoja për t’u kuruar me djegie nuk ka problem, sahabët janë kuruar me djegie, ashtu siç u kurua Khabbab ibnul Erett dhe jo vetëm.

Profeti ﷺ i ka kuruar disa sahabë kur ishte nevoja, kjo është prej imanit të plotë dhe nuk e nxjerr atë nga 70 mijë vetët, nëse kërkon t’i bëjnë rukje, mirëpo këto ishin prej punëve të tyre të mira, kështu që duhet lënë kurimi me djegie nëse nuk është e nevojshme, po ashtu duhet lënë kërkimi i rukjes nga të tjerët nëse nuk është e nevojshme, përndryshe 70 mijë vetët janë njerëzit e qëndrueshmërisë, janë njerëzit e hajrit dhe qëndrueshmërisë në bindjen ndaj Allahut që nuk e kundërshtojnë Atë, janë ata që kujdesen për punët e hajrit.

https://binbaz.org.sa/fatwas/18110/%D8%B5%D9%81%D8%A7%D8%AA-%D8%A7%D9%84%D8%B3%D8%A8%D8%B9%D9%8A%D9%86-%D8%A7%D9%84%D9%81%D8%A7-%D8%A7%D9%84%D8%B0%D9%8A%D9%86-%D9%8A%D8%AF%D8%AE%D9%84%D9%88%D9%86-%D8%A7%D9%84%D8%AC%D9%86%D8%A9-%D8%A8%D8%BA%D9%8A%D8%B1-%D8%AD%D8%B3%D8%A7%D8%A8

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: