Dijetari al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin rahimehullah thotë:
Me të vërtetë, kur engjëlli i vdekjes e nxjerr shpirtin prej trupit, ka me vete engjëj të tjerë; nëse njeriu është prej banorëve të Xhennetit, ata do kenë me vete hanut (parfum me erë të mirë që shërben për mosdekompozimin e trupit) dhe qefinë prej Xhennetit. Ata e marrin këtë shpirt të mirë, e mbështjellin me këtë qefin dhe ngjiten me të për tek Allahu xhel-le xhelaluhu; ngjiten derisa të qëndrojë para Allahut e pastaj Ai do thotë: {shënojeni librin e robit Tim në ilijinë (vend në qiellin e shtatë) dhe kthejeni në tokë!}
Kësisoj, shpirti kthehet në trup, për t’u marrë në pyetje:
Kush është Zoti yt?
Kush është feja jote?
Kush është Profeti yt?
Nëse i vdekuri -Allahu na ruajttë- nuk është besimtar, i zbresin engjëjt dhe me vete kanë qefin prej Zjarrit! Ata e marrin shpirtin dhe e mbështjellin me këtë qefin; pastaj ngjiten me të drejt qiellit, mirëpo dyert e qiellit i mbyllen dhe hidhet në tokë! Allahu i Lartësuar ka thënë:
{وَمَن يُشْرِكْ بِاللهِ فَكَأَنَّمَا خَرَّ مِنَ السَّمَاءِ فَتَخْطَفُهُ الطَّيْرُ أَوْ تَهْوِي بِهِ الرِّيحُ فِي مَكَانٍ سَحِيقٍ}
{Kush i shoqëron Allahut diçka (në adhurim), është si ai që bie nga qielli e që e rrëmben shpendi; ose i ngjan atij që stuhia e erës e ka hedhur në një vend të largët e të humbur!} [El-Haxh: 31]
Pastaj Allahu thotë: {shkruajeni librin e robit Tim në sixhin (vend nën tokën e shtatë)!}
Lusim Allahun për mirëqënie!
📚 شرح العقيدة الواسطية” | (ص٤٠ – ٤١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema