Loading

Ka thënë Shejkhu i Islamit Ibnu Tejmijjeh rahimehullah:

Gjithashtu, në ato që përmendëm prej besimit tek Allahu, te Librat dhe te të Dërguarit e Tij përfshihet edhe besimi se besimtarët do ta shohin Atë ditën e Kijametit me sytë e tyre, ashtu siç shohin diellin kur nuk ka re, ashtu siç shohin hënën e plotë gjatë natës: nuk do shtyhen për ta parë Allahun.

Do ta shohin Atë subhanehu ndërsa janë në Arasatet (vendqëndrimet) e Kijametit. Më pas do ta shohin kur të kenë hyrë në Xhennet, ashtu siç dëshiron Allahu subhanehu ue te’ala.

📚 العقيدة الواسطية” (ص: ٩١)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: