Imam et-Tahauij -Allahu e mëshiroftë- thotë:
Ne besojmë në engjëjt me epitetin “Shënuesit e Nderuar”.
Vërtet, Allahu i ka bërë ata rojtarë mbi ne, me qëllim që të na vëzhgojnë.
Al’lameh Alij ibnu ebil Izz el-Hanefij, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e fjalës së tij (të Tahauiut), thotë:
Allahu i Lartësuar ka thënë:
{ﻭَﺇِﻥَّ ﻋَﻠَﻴْﻜُﻢْ ﻟَﺤَﺎﻓِﻈِﻴﻦَ ﻛِﺮَاﻣًﺎ ﻛَﺎﺗِﺒِﻴﻦَ ﻳَﻌْﻠَﻤُﻮﻥَ ﻣَﺎ ﺗَﻔْﻌَﻠُﻮﻥَ}
{Mbi ju ka rojtarë (që ju vëzhgojnë), shënues të nderuar. Ata dinë gjithçka që bëni.} [El-Infitār: 10-12]
Ka thënë i Lartësuari:
{ﺇِﺫْ ﻳَﺘَﻠَﻘَّﻰ اﻟْﻤُﺘَﻠَﻘِّﻴَﺎﻥِ ﻋَﻦِ اﻟْﻴَﻤِﻴﻦِ ﻭَﻋَﻦِ اﻟﺸِّﻤَﺎﻝِ ﻗَﻌِﻴﺪٌ
ﻣَﺎ ﻳَﻠْﻔِﻆُ ﻣِﻦْ ﻗَﻮْﻝٍ ﺇِﻻَّ ﻟَﺪَﻳْﻪِ ﺭَﻗِﻴﺐٌ ﻋَﺘِﻴﺪٌ}
{Atij, nga e djathta dhe e majta, i rrinë dy engjëj. Kësisoj, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).} [Ķaf: 17-18]
Ka thënë i Lartësuari:
{ﻟَﻪُ ﻣُﻌَﻘِّﺒَﺎﺕٌ ﻣِﻦْ ﺑَﻴْﻦِ ﻳَﺪَﻳْﻪِ ﻭَﻣِﻦْ ﺧَﻠْﻔِﻪِ ﻳَﺤْﻔَﻈُﻮﻧَﻪُ ﻣِﻦْ ﺃَﻣْﺮِ اللهِ}
{Ai ka përcjellës (engjëj) para dhe pas tij, të cilët, me Urdhrin e Allahut, e ruajnë.} [Ra’d: 11]
Ka thënë i Lartësuari:
{ﺃَﻡْ ﻳَﺤْﺴَﺒُﻮﻥَ ﺃَﻧَّﺎ ﻻَ ﻧَﺴْﻤَﻊُ ﺳِﺮَّﻫُﻢْ ﻭَﻧَﺠْﻮَاﻫُﻢْ ﺑَﻠَﻰ ﻭَﺭُﺳُﻠُﻨَﺎ ﻟَﺪَﻳْﻬِﻢْ ﻳَﻜْﺘُﺒُﻮﻥَ}
{Vallë, a mos kujtojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë sekretet dhe bisedat e tyre të private?! S’ka dyshim që Ne dëgjojmë! Ndërsa të dërguarit Tanë (engjëjt), të cilët janë pranë tyre, shënojnë.} [Ez-Zukhruf: 80]
Ka thënë i Lartësuari:
{ﻫَﺬَا ﻛِﺘَﺎﺑُﻨَﺎ ﻳَﻨْﻄِﻖُ ﻋَﻠَﻴْﻜُﻢْ ﺑِﺎﻟْﺤَﻖِّ ﺇِﻧَّﺎ ﻛُﻨَّﺎ ﻧَﺴْﺘَﻨْﺴِﺦُ ﻣَﺎ ﻛُﻨْﺘُﻢْ ﺗَﻌْﻤَﻠُﻮﻥَ}
{Ky është Libri Ynë, i cili do t’ju tregojë të vërtetën. Ne i kemi urdhëruar (engjëjt) që të shkruajnë të gjitha ç’keni bërë.} [El-Xhāthijeh: 59]
Ka thënë i Lartësuari:
{ﺇِﻥَّ ﺭُﺳُﻠَﻨَﺎ ﻳَﻜْﺘُﺒُﻮﻥَ ﻣَﺎ ﺗَﻤْﻜُﺮُﻭﻥَ}
{Me të vërtetë, të dërguarit Tanë (engjëjt) shënojnë intrigat tuaja.} [Junus: 21]
Në hadith sahih, është transmetuar nga Profeti ﷺ të ketë thënë:
«Juve ju përcjellin engjëj gjatë natës dhe engjëj gjatë ditës. Ata bëhen bashkë në namazin e sabahut dhe në namazin e ikindisë. Pasi ngjiten për tek Ai engjëjt që kanë qenë te ju, Ai, ndonëse është i Gjithëdijshmi për ta (e për çdo gjë), i pyet (kuptimi shqip i Fjalës së Allahut subhaneh): si i latë robërit e Mi?
Ata i thonë: Vajtëm tek ata dhe i gjetëm duke u falur; u ndamë nga ata dhe i lamë duke u falur.»
Në një hadith tjetër është transmetuar:
«Me ju janë engjëj që, përveç rasteve kur hyni në banjë dhe kur kryeni marrëdhënie, nuk ju ndahen. Kini turp prej tyre dhe nderojini!»
Në tefsir është përmendur: janë dy engjëj që shkruajnë veprat. Njëri rri nga e djathta e tjetri nga e majta. Ai i krahut të djathtë shkruan veprat e mira, kurse ai krahut të majtë shkruan veprat e këqija. Dy engjëj të tjerë e ruajnë atë (njeriun). Njëri i rri nga pas e tjetri nga para; kështu që ai është mes katër engjëjve gjatë ditës dhe katër engjëjve të tjerë gjatë natës, dy prej të cilëve janë ruajtës e dy të tjerë shkrues.
Në lidhje me ajetin:
{ﻳَﺤْﻔَﻈُﻮﻧَﻪُ ﻣِﻦْ ﺃَﻣْﺮِ اللهِ}
{me Urdhrin e Allahut, e ruajnë atë (njeriun).} [Ra’d: 11]
Ikrimeh transmeton që Ibnu Abbasi të ketë thënë: Engjëjt e ruajnë atë nga para dhe nga mbrapa; dhe nëse vjen ajo që ka paracaktuar Allahu, atëherë largohen prej tij.
Muslimi dhe Imam Ahmedi transmetojnë nga Abdullah (ibnu Mes’udi) që i Dërguari i Allahut ﷺ të ketë thënë:
«Nuk ka asnjë prej jush që të mos i ketë të ngarkuar (përgjegjës për të) një shoqërues prej xhinëve dhe një shoqërues prej engjëjve.»
Thanë: edhe ti, o Dërguari i Allahut?
Tha: «Po, edhe unë, mirëpo Allahu më ka ndihmuar kundër tij (xhinnit), ndaj jam i ruajtur nga e keqja e tij, sepse më urdhëron vetëm për mirë.»
Sipas këndvështrimit më të saktë prej dy të tillëve, kuptimi i fjalës “esleme” është: u nënshtrua dhe m’u nënshtrua. Prandaj tha: «më urdhëron vetëm për mirë»
(Këndvështrimi i i dytë) Ata që thanë: shejtani u bë besimtar., e kanë shtrembëruar kuptimin e tij (të hadithit), sepse shejtani nuk bëhet kurrë besimtar.
Në lidhje me kuptimin e Fjalës së Tij:
{ﻳَﺤْﻔَﻈُﻮﻧَﻪُ ﻣِﻦْ ﺃَﻣْﺮِ اللهِ}
{Me urdhrin e Allahut, e ruajnë atë (njeriun)},
është thënë: ruajtja e tyre ndaj tij është prej Urdhrit të Allahut, pra, Allahu i urdhëroi me të.
Dëshmon për këtë leximi i atyre që e lexojnë ajetin (kuptimi shqip): me Urdhrin e Allahut, e ruajnë atë (njeriun).
Krahas kësaj, është vërtetuar me tekstet e përmendura se engjëjt shkruajnë fjalët, veprat dhe gjithashtu qëllimet, sepse ato (qëllimet) janë prej veprave të zemrës, ndaj futen në kuptimin e përgjithshëm të ajetit:
{ﻳَﻌْﻠَﻤُﻮﻥَ ﻣَﺎ ﺗَﻔْﻌَﻠُﻮﻥَ}
{E dinë se çfarë veproni} [Infitar: 12]
Dëshmon për këtë fjala e tij ﷺ:
«Allahu -azze ue xhel’le- ka thënë (kuptimi shqip i Fjalës së Allahut subhaneh): nëse robi Im synon të kryejë një vepër të keqe, mos ia shkruani menjëherë kundër vetes; nëse e kryen, atëherë shkruajani vetëm një vepër të keqe. Nëse robi Im synon të kryejë një vepër të mirë dhe nuk e kryen atë, atëherë shkruajani atij një vepër të mirë. E nëse e kryen, shkruajani sa për dhjetë!»
I Dërguari i Allahut ﷺ thotë:
«Engjëjt thanë: Ky robi Yt dëshiron të kryejë një vepër të keqe. Në fakt Ai e di më së miri se çfarë do robi i Tij; dhe thotë (kuptimi shqip i Fjalës së Allahut subhaneh): vëzhgojeni atë dhe, nëse e kryen, shkruajani një vepër të keqe, por nëse e lë, shkruajani një vepër të mirë, sepse e kanë lënë atë për Mua!»
E kanë shënuar këtë hadith Shejkhan-ët (dy shejkhët, pra Buhariu dhe Muslimi) në dy sahihet përkatëse. Sa i përket artikulimit, ai është i Muslimit.
📘 شرح العقيدة الطحاوية” (٢ / ٥٥٧-٥٦١) لابن”
أبي العز الحنفي
📘 Komenti i librit “Akidja Tahauijeh” (2/557-561)
Autor: Imam Et-Tahauij
Komentues: Ibn ebil Izz el Hanefij
Përktheu: Abdur-Rahman Mema