Ibnu Ebil Izz (v. 792 h) rahimehullah thotë:
Sa i takon disa të krishterëve të cilët thonë se ai ﷺ është i dërguar tek arabët në veçanti, kjo është dukshëm diçka e kotë. Përderisa ata pretendojnë se besojnë në mesazhin e tij, atëherë bie detyrë mbi ta që ta besojnë atë në çdo gjë që thotë.
Ai ka thënë se është i Dërguari i Allahut për të gjithë njerëzit dhe i dërguari nuk gënjen, ndaj bie detyrë besimi i tij në mënyrë absolute.
Ai dërgoi të dërguarit dhe letrat e tij në disa vende të tokës, te Kisra, Çezari, Nexhashiu, mbreti i Egjiptit dhe te pjesa tjetër e mbretërve duke i ftuar ata në Islam.
📚 شرح العقيدة الطحاوية” (٢٥٢/١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema