Ka thënë El-Imam el-Bukharij -rahimehullah-:
Dhe fjala e Pejgamberit ﷺ:
«Islami është ngritur mbi pesë (shtylla)»
Dhe ai është: Fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet.
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
{لِيَزْدَادُوا إِيمَانًا مَعَ إِيمَانِهِمْ}.
{Për t’ua shtuar besimin krahas besimit që patën}
{وَزِدْنَاهُمْ هُدًى}.
{Dhe ia shtuam atyre udhëzimin}
{وَيَزِيدُ اللَّهُ الَّذِينَ اهْتَدَوْا هُدًى}.
{Allahu ua shton udhëzimin atyre, që janë në rrugë të drejtë}
{وَالَّذِينَ اهْتَدَوْا زَادَهُمْ هُدًى وَآتَاهُمْ تَقْوَاهُمْ}.
{Ata të cilët ishin të udhëzuar ua shtoi atyre udhëzimin dhe u dhuroi atyre devotshmëri}
{وَيَزْدَادَ الَّذِينَ آمَنُوا إِيمَانًا}
{Që t’i shtohet besimi atyre që besuan}
{أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَذِهِ إِيمَانًا فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا فَزَادَتْهُمْ إِيمَانًا}.
{Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin? E sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi}
{فَاخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَانًا}
{Frikësojuni atyre!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin}
{وَمَا زَادَهُمْ إِلَّا إِيمَانًا وَتَسْلِيمًا}
{Ajo vetëm ua shtoi besimin dhe përuljen}
Dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Tij është prej besimit.
Umer bnu Abdil-Aziz -rahimehullah- i shkroi ‘Adij bnu ‘Adij:
“Me të vërtetë besimi ka obligime, ligje, ndalesa dhe sunnete, ai që i përmbush ato (obligimet), e ka plotësuar besimin dhe ai që nuk i përmbush ato (obligimet) nuk e ka plotësuar besimin, nëse do të kem jetë do t’ua sqarojë ato, derisa të punoni me to, nëse vdes, atëherë nuk do të kem mundësi të jem në shoqërinë tuaj.
Ibrahimi -alejhis selām- tha:
{وَلَكِنْ لِيَطْمَئِنَّ قَلْبِي}
{Porse dëshiroj të më qetësohet zemra}
Mu’adh bnu Xhebel -radij’Allahu ‘anhu- i tha (el-Esued bnu Hilaal):
“Ulu me ne të besojmë për një orë” (sh.p.: që t’u shtohej besimi duke përmendur Allahun)
Ka thënë Ibnu Mes’ud -radij’Allahu ‘anhu-
“Bindja është i gjithë besimi”
Ka thënë Ibnu Umer -radij’Allahu anhuma-:
“Robi nuk e arrin realitetin e devotshmërisë, derisa ta lërë mëdyshjen në gjoks”
Ka thënë Muxhahidi -rahimehullah- (rreth tefsirin të Ajetit):
{شَرَعَ لَكُمْ مِنَ الدِّينِ}
{Ai ka ligjëruar për ju prej fesë}
Dmth: të kemi urdhëruar ty o Muhamed dhe atë (Ibrahimin) për një fe të vetme.
Ka thënë Ibnu Abbaas -radij’Allahu anhuma- (në tefsirin e këtij Ajeti):
{شِرْعَةً وَمِنْهَاجًا}
{Një ligj dhe një metodologji}
Një rrugë dhe një sunnet.
📚 Sahih el-Bukharij, Libri: Besimi, kapitulli: besimi dhe fjala e Profetit ﷺ: “U ngrit Islami mbi pesë shtylla”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema