Ka thënë el-Al’lameh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:
Privimi i Ebu Talib-it… Allahu e privoi atë nga udhëzimi; sepse ai nuk e meritonte atë, për këtë shkak e privoi nga ai, dhe privimi ka shkaqe, prej tyre:
Fanatizmi ndaj të kotës, dhe dashuria për kohën e njorancës, të dyja këto bëhen shkak që Allahu -xhel’le ue Ala- të mos i japë sukses njeriut, atij që i bëhet e qartë e vërteta dhe nuk e pranon, atëherë ai dënohet me privim.
Allahu na ruajttë, dënohet me humbje dhe devijim dhe nuk e pranon të vërtetën pas kësaj, kjo e nxit njeriun që kur t’i vijë e vërteta duhet që ta pranojë atë menjëherë dhe të mos ngurrojë dhe as të mos vonohet, se nëse vonohet ka mundësi që të privohet prej saj.
{فَلَمَّا زَاغُوا أَزَاغَ اللهُ قُلُوبَهُمْ}
{Kur ata u larguan (nga vërteta) Allahu ua largoi zemrat (nga ajo)}
{وَنُقَلِّبُ أَفْئِدَتَهُمْ وَأَبْصَارَهُمْ كَمَا لَمْ يُؤْمِنُوا بِهِ أَوَّلَ مَرَّةٍ}
{Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga vërteta, ashtu siç nuk e besuan atë kur zbriti në fillim}
📚 إعانة المستفيد” (١ /٢٥٨-٢٥٩)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema