Loading

Ka thënë el-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Dhe fjala e tij (ibnu Mes’udit -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-): “Dhe Arshi i Tij është mbi ujë dhe Allahu është mbi Arsh”

Ky është tekst i qartë për vërtetimin e lartësimit të Allahut të Lartësuar, lartësim me Qënien e Tij dhe për vërtetimin e lartësimit të Allahut me lartësim kuptimor d.m.th. lartësim i cilësisë, këtë nuk e mohon askush që i atribuohet Islamit.

Mirëpo lartësimin e vetë Allahut e mohojnë ata që e mohojnë prej njerëzve që i atribuohen Islamit, si e shpjegojnë ata lartësimin e Qënies? Thonë: çdo lartësim që ka ardhur dhe i shoqërohet Allahut qëllimi me të është lartësim i cilësisë, d.m.th lartësim në shenjë nderimi.

Ata thonë p.sh: Allahu është mbi Arsh, d.m.th. mbi të me fuqi, dominim dhe pushtet dhe nuk është mbi të me Qënien e Tij dhe kjo nuk ka dyshim që është shtrembërim!

Ata të cilët e mohuan lartësimin e Allahut me Qënien e Tij, shihni se si e kota e tyre i shpuri tek ajo që është më e kotë!

Ata ndahen në kategori: një kategori që thanë: Allahu është me Qënien e Tij në çdo vend kur je në xhami, “Allahu është në xhami”, kur je në treg dhe “Allahu është në treg”, kur je në oborr dhe “Allahu është në oborr!”

Dhe sa e bukur është ajo që tha një vëlla këtë vit në Haxh, ai dëgjoi një shia, nuk di si ra muhabeti, i tha atij: vërtet Allahu u ngrit mbi Arsh, ai tha: jo, Allahu e zotëroi Arshin dhe e dominoi atë, kurse Allahu është në çdo vend!

Ky burri hapi xhepin e shitit, a të shoh te xhepi yt? Ai u turprua, sepse në çdo vend i bie që të jetë edhe brenda xhepit, ai u turpërua dhe e pati të pamundur të përgjigjej.

Grupi i dytë ata të cilët e mohuan lartësimin, thanë: nuk themi që Allahu është lart e as poshtë, as djathtas e as majtas, as i lidhur me krijesat e as i shkëputur nga ato, çfarë do të thotë kjo? Mohim i kulluar!!!

Për këtë arsye disa dijetarë thanë: nëse dikush do të thoshte na e përshkruaj ne mosekzistencën, nuk do të gjenim përshkrim më të mirë se sa ky.

Mosekzistencë do të thotë: se nuk është as brenda botës e as jashtë saj, as i lidhur e as i shkëputur nga ajo, as lart as poshtë, as djathtas as majtas, kjo është vetë mosekzistenca.

Ia mbathën nga diçka -Allahu na ruajttë- që dëshmojnë për të tekstet sheriatike, logjika e shëndoshë dhe natyrshmëria dhe shkuan te diçka që i mohon tekstet sheriatike, logjikën dhe natyrshmërinë!

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: