Loading

Ka thënë el-al’lameh Muhamed Eman el-Xhamij -rahimehullah-:

Nëse dikush do të thoshte: Arshi (Froni) është në qiell apo në tokë?

Nëse do të pyeste një pyetës: Arshi është në qiell apo në tokë?

Çfarë thuhet në përgjigje?

Me siguri thuhet: është në qiell, a ka për qëllim në Fjalën e Tij: “në qiell” ai që thotë: me të vërtetë Arshi është në qiell, a ka për qëllim se ai është brenda kësaj gjithësie?

Jo, është e pamundur; sepse Arshi (Froni) i Allahut është prej krijesave më madhështore në mënyrë absolute, nuk themi: prej krijesave më madhështore, por krijesa më madhështore në mënyrë absolute, më i madh sesa të gjitha qiejt, atëherë është e pamundur që Arshi të jetë brenda qiejve.

Nëse do të thuhej: Xhenneti është në qiej apo në tokë?

Përgjigjja do të ishte: Xhenneti është në qiell, i cili është sa gjerësia e qiejve, atëherë është e pamundur që ai të jetë brenda kësaj gjithësie, kështu kuptimi i saj (në qiell) është në lartësi dhe kjo tregon se Arshi është brenda qiejve, madje as Xhennet, por janë mbi të gjitha këto, gjithësecili Arshi dhe Xhenneti është mbi qiejt, atëherë kuptimi i saj është se Xhenneti është në qiell dhe Arshi është në qiell, dmth: në lartësi.

Qiell do të thotë gjithçka që është e lartë dhe e ngritur, është vërtetuar në Sahih ajo që e përkrah këtë kuptim dhe merret prej tij ky kuptim nga Profeti -صلى الله عليه وآله  وسلم- se ka thënë:

“Nëse i kërkoni Allahut Xhennetin kërkojini Atij Firdeusin më të lartë, sepse ai është Xhenneti më i lartë dhe  më i mësëm dhe tavani i tij është Arshi i të Gjithëmëshirshmit”

Atëherë, Xhenneti është mbi qiej dhe mbi kursij nuk ka gjë tjetër sipër Xhennetit përveç Arshit, tavani i Xhennetit është Arshi i të Gjithëmëshirsmit, për të gjitha këto thuhet se janë në qiell, kursija është në qiell, Arshi është në qiell, Xhenneti është në qiell dhe me këtë nuk kuptohet se ato janë brenda gjithësisë së ngritur, shtatë qiejve.

Ky është Xhenneti tavani i të cilit është Arshi, është mbi të gjitha planetet, është mbi qiej, të gjitha planetet janë sipër nesh dhe Arshi është mbi to edhe pse Xhenneti është në qiell, atëherë ajo që është për qëllim me qiellin është lartësimi, qoftë sipër planeteve apo poshtë tyre dhe në mënyrë të prerë Arshi është sipër planeteve dhe Xhenneti është sipër planeteve dhe Arshi është mbi to.

Ka thënë i Lartësuari:

{فَلۡیَمۡدُدۡ بِسَبَبٍ إِلَى ٱلسَّمَاۤءِ}

{le të ngrihet me ndonjë mjet deri në qiell} [el-Haxh: 15]

Dmth: Në lartësi.

Dhe ka thënë i Lartësuari:

{وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَاۤءِ مَاۤءࣰ طَهُورࣰا} [الفرقان: ٤٨]

{Dhe Ne lëshuam nga qielli ujë të pastër}

Më qiellin këtu janë për qëllim retë dhe jo gjithësia, {Dhe Ne lëshuam nga qielli} dmth: prej reve {ujë të pastër}

Ndonjëherë qiellit i thuhet vetë ujit, shiu nëse bie thuhet: qielli po bie, shiu, thuhet për retë dhe për çdo gjë që është sipër dhe thuhet për shtatë qiejt e njohur dhe thuhet edhe për ato që sipër tyre, siç është Xhenneti dhe Arshi etj…, çdo gjë që është sipër kokës sate quhet qiell dhe dallimi në mes tyre bëhet përmes argumenteve dhe kontekstit të fjalës, argumentet që janë në tekste janë ato që e bëjnë të qartë atë që është për qëllim.

https://drive.google.com/file/d/11-m-XNzeISbg3L7fOJZplRcaPXTKMKNi/view?usp=drivesdk

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: