Loading

Ka thënë el-alameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Autori -Allahu e mëshiroftë- përmendi këtu argumentin e 21 prej argumenteve që tregojnë për Lartësimin e Allahut -azze ue xhel-le- dhe ai është çfarë është vërtetuar në Kur’an dhe Sunnet se Allahu -subhanehu ue te’ala- vjen që të bëjë ndarjen në mes robërve të Tij Ditën e Kiametit, nëse kjo u vërtetua, atëherë nga vjen Ai?

A vjen nga poshtë?

Nuk është e mundur.

A vjen nga e djathta apo nga e majta, nga mbrapa apo nga përpara?

As kjo nuk është e mundur gjithashtu.

Sepse kjo kërkon që Ai të jetë si krijesat.

Atëherë nuk ka mundësi përveçse nga lart.

📚 شرح الكافية الشافية” (ص ٢٤٢-٢٤٣)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: