Ka thënë el-al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:
Disa njerëz të dijes kanë thënë: Nëse Xhehmiu të thotë:
“Si zbret Allahu në qiellin e dynjasë?”
Thuaji atij: Allahu na ka treguar se Ai zbret, por nuk ka treguar sesi zbret!
Një dijetar tjetër ka thënë: Nëse Xhehmiu të thotë për një cilësi prej Cilësive të Allahut: “Se si është ajo?”
Thuaji: Si është Vetë Allahu? Dhe ai e ka të pamundur ta përshkruajë Atë, thuaji atij: Nëse është e pamundur të përshkruhet Vetë Ai, po ashtu është pamundur të përshkruhen Cilësitë e Tij, sepse cilësitë e ndjekin të cilësuarin.
📚 مجموع فتاوى ورسائل الشيخ” (٤ /٤٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema