Loading

Nga el-al’lameh ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë-

Pyetje: A mjafton shqiptimi dhe besimi në këtë shtyllë prej shtyllave të Islamit apo duhen edhe gjëra të tjera derisa të plotësohet Islami dhe besimi i njeriut?

Përgjigje: jobesimtari me këtë shtyllë futet në Islam dhe ajo është që të dëshmojë se nuk ka të adhuruar që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut me sinqeritet, me bindje, me dije rreth kuptimit të saj dhe punon me të, më pas i kërkohet që të falë namazin dhe të kryejë pjesën e mbetur të shtyllave të Islamit dhe dispozitave, për këtë arsye kur Profeti ﷺ e dërgoi Muadhin në Jemen i tha atij:

«Ftoji ata që të dëshmojnë se: nuk ka të adhuruar që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Allahut, nëse e bëjnë atë mësoju atyre se Allahu u ka bërë detyrë atyre 5 namaze gjatë ditës dhe natës, nëse ata të binden për këtë, mësoju atyre se Allahu u ka bërë detyrë Zekatin, i cili merret nga të pasurit e tyre dhe u kthehet të varfërve të tyre.»

Pra, nuk i urdhëroi për kryerjen e namazit, vetëm se pas Teuhidit (thënies la ilahe il-la Allah) dhe besimit te Profeti ﷺ.

Së pari: jobesimtarëve ju kërkohet Teuhidi (thënia la ilahe il-la Allah) dhe besimi (se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Allahut) te Profeti ﷺ, nëse jobesimtari e pohon atë dhe pranon Islamin, atëherë llogaritet prej muslimanëve, pas kësaj i kërkohet që të falet dhe plotësojë pjesën tjetër të çështjeve të fesë, nëse refuzon zbatohen dispozita të tjera për të.

Ai që refuzon të falet, i kërkohet të pendohet, nëse pendohet, falet, ose përndryshe vritet si jobesimtar, edhe nëse nuk e mohon si detyrë, sipas mendimit më të saktë prej dy mendimeve të dijetarëve. Nëse refuzon të japë Zekatin dhe këmbëngul me kokëfortësi dhe lufton për të mos e dhënë atë, po ashtu luftohet, siç luftuan sahabët me ebu Bekrin -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- kundër atyre që nuk e jepnin Zekatin dhe gjykuan ndaj tyre për felëshim, nëse nuk lufton për të mos e dhënë atë, atëherë prijësi e detyron atë që ta japë atë dhe e dënon atë me dënim sheriatik si sanksion për të ngjashmit me të.

Po kështu, i kërkohet muslimanit për të agjeruar Ramazanin, për kryerjen e Haxhit, nëse i ka mundësitë dhe për pjesën tjetër të atyre gjërave që Allahu i ka bërë detyrë ndaj tij, po ashtu i kërkohet të braktis atë që i ka ndaluar Allahu, sepse futja e tij në Islam dhe përkushtimi ndaj tij e kërkon këtë dhe ai që nuk bën diçka nga ato që Allahu i ka bërë detyrë për të dhe kryen diçka të cilën Allahu e ka ndaluar, e trajtojmë atë me atë që meriton sheriatikisht.

Ama nëse jobesimtari i thotë dy dëshmitë kur është në mosbesimin e tij, siç është shumica e jobesimtarëve sot, atëherë atij i kërkohet të pendohet nga mosbesimi i tij dhe nuk mjaftohet vetëm me shqiptimin e tij të dy dëshmive; sepse ai vijon ta thotë atë në gjendjen e mosbesimit dhe nuk vepron me to, nëse mosbesimi i tij është me adhurimin e të vdekurve, apo xhinnëve apo idhujve dhe jo vetëm prej krijesave dhe kërkimin e ndihmës prej tyre e të ngjashme me këto, bie detyrë mbi të që pendohet prej tyre dhe t’ja kushtojë adhurimin vetëm Allahut dhe me këtë futet në Islam.

Po kështu, nëse mosbesimi i tij është kur e bën të lejuar zinanë apo alkoolin, bie detyrë mbi të që të pendohet prej kësaj; nëse pendohet prej kësaj futet në Islam.

Këto janë mesele tepër të rëndësishme, bie detyrë mbi nxënësin e dijes që të tregojë kujdes për to dhe të ketë dije në lidhje me to, njerëzit e dijes i kanë bërë të qarta ato në kapitullin e gjykimit të renegatit dhe ai është një kapitull madhështor, ndaj bie detyrë mbi nxënësin e dijes që të tregojë kujdes për të dhe ta lexojë shumë herë. Dhe Allahu është Dhuruesi i suksesit [1].

📚 [1] “نور على الدرب” رقم الشريط 16، “مجموع فتاوى ومقالات الشيخ ابن باز” (7/ 32)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: