Loading

Ka thënë el-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

“Vërtet, engjëlli i vdekjes ka ndihmës që e ndihmojnë atë në nxjerrjen e shpirtit prej trupit derisa e sjellin te fyti, kur e sjellin te fyti e merr atë engjëlli i vdekjes.

Allahu i Lartësuar ia bashkangjiti marrjen e shpirtrave Vetes së Tij dhe të dërguarve të Tij, dmth engjëjve dhe ia bashkangjiti vetëm një engjëlli.

Ka thënë i Lartësuari:

{اﻟﻠﻪ ﻳَﺘَﻮَﻓَّﻰ اﻷَﻧْﻔُﺲَ ﺣِﻴﻦَ ﻣَﻮْﺗِﻬَﺎ}

{Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes} [Ez-Zumer: 42]

Ia bashkangjiti vetëm një engjëlli në Fjalën e Tij:

{ﻗُﻞْ ﻳَﺘَﻮﻓَّﺎﻛُﻢْ ﻣَﻠَﻚُ اﻟْﻤَﻮْﺕِ اﻟَّﺬِﻱ ﻭُﻛِّﻞَ ﺑِﻜُﻢْ} [اﻟﺴﺠﺪﺓ: 11]

{Thuaju: “Shpirtin do t’jua marrë engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju} [Es-Sexhdeh: 11]

Dhe ia bashkangjiti engjëjve në Fjalën e Tij:

{ﺣَﺘَّﻰ ﺇِﺫَا ﺟَﺎءَ ﺃَﺣَﺪَﻛُﻢُ اﻟْﻤَﻮْﺕُ ﺗَﻮَﻓَّﺘْﻪُ ﺭُﺳُﻠُﻨَﺎ ﻭَﻫُﻢْ ﻻَ ﻳُﻔَﺮِّﻃُﻮﻥَ}

{Aq sa kur ndonjërit nga ju i vjen vdekja, ia marrin shpirtin, duke mos bërë kurrfarë lëshimi} [El-En’am: 61]

Dhe nuk ka kontradiktë në mes këtyre ajeteve:

Allahu ia bashkangjiti Vetes së Tij sepse ajo ndodh me Urdhërin e Tij.

Ia bashkangjiti engjëjve, sepse ata janë ndihmës të engjëllit të vdekjes.

Dhe ia bashkangjiti engjëllit të vdekjes, sepse ai është përgjegjës për nxjerrjen e tyre nga trupat.”

📚 الشرح الممتع” (5/ 114)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: