U pyet el-Imam Muhamed Nasirud Din el-Albanij -rahimehullah- rreth engjëllit të vdekjes:
A është vërtetuar për engjëllin e vdekjes ndonjë emër tjetër përveç këtij emri?
U përgjigj -Allahu e mëshiroftë- si vijon:
Ky është emri që gjendet në Kur’an, sa i takon emërtimit të tij me “Azra’il”, ashtu siç është përhapur në mesin e njerëzve, atëherë ky nuk ka baza, por është prej israilijateve.
📚 Mbaroi fjala e shejkh el-Albanit prej “Shpjegimit të Akides Tahauijeh”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema