![]()
Një përfitim akideje që duhet t’i kushtojmë vëmendje:
Shejkh Salih el-Feuzan – Allahu e ruajtë – ka thënë:
“Sa i përket esh’arive, ata thonë se Kur’ani është i shkruar në Leuhi Mahfudh, dhe se Xhibrili e mori atë nga Leuhi Mahfudh dhe e zbriti te Muhammedi ﷺ.
Kjo është një fjalë e kotë! Sepse Xhibrili nuk e mori Kur’anin nga Leuhi Mahfudh, por e mori drejtpërdrejt nga Allahu i Lartësuar.
Po, Kur’ani është i shkruar në Leuhin Mahfudh, dhe këtë e tregon Fjala e Allahut:
{بل هو قرءان مجيد (22) في لوح محفوظ}
{Jo! ai është Kur’an madhështor. (22) në Pllakën e Ruajtur mirë (Leuhi Mahfûdh)} [el-Buruxh, 21-22]
Dhe gjithashtu:
{وإنه في أُمِّ الكتاب لدينا لعليٌّ حكيم}
{Dhe me të vërtetë, ai është në Librin Amë te Ne – i lartësuar dhe plot urtësi.} [Sure ez-Zukhruf: 4]
Që do të thotë se Kur’ani është i shkruar në Leuh padyshim, por Xhibrili nuk e mori atë nga Leuhi, siç pretendojnë esh’aritë, por e mori nga Allahu i Lartësuar.
Duhet ta dimë këtë, sepse kjo (që thonë esh’aritë) është e përmendur në akidet e tyre.
Shejkh Muhamed ibnu Ibrahimi (rahimehullah) e ka kundërshtuar këtë mendim në një ese të botuar, gjithashtu ajo gjendet edhe në fetvatë e tij, të titulluara:
📝 “El-Xheuab el-uadih el-Mustekim fi Kejfiijeti Nuzulil-Kur’anil-Kerim”
(“Përgjigjja e qartë dhe e drejtë mbi mënyrën e zbritjes së Kur’anit famëlartë”)
Ai e ka hedhur poshtë këtë mendim, sepse thënia se Xhibrili e mori Kur’anin nga Leuhi Mahfudh është një hap drejt pohimit se Allahu e krijoi Kur’anin në Leuh Mahfudh, ashtu siç thonë xhehmitë.
E ky mendim është i marrë prej fjalës së xhehmive.
Dhe ky është një mendim i kotë që duhet të tërhiqet vërejtja për të.
Allahu – i Lartësuar dhe i Madhëruar – prej Cilësive të Tij vepruese se Ai flet, ashtu siç Ai krijon, furnizon, jep jetë, sjell vdekjen, drejton, do dhe dëshiron.
Ai flet kur të dojë, me çfarë të dojë dhe si të dojë, dhe Fjalët e Tij janë të denja për Madhështinë e Tij, si gjithë Cilësitë e tjera të Tij.
📘 شرح المنظومة الحائية في عقيدة أهل السنة والجماعة”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema