Loading

Pyetje drejtuar shejkh Abdul-Aziz ibnu Bãzit rahimehullah

Pyetje: kjo pyetëse thotë: a i di vdekuri lajmet tona? Si ndodh kjo nëse i di? Dhe a na dëgjojnë kur ne shkojmë te varri i tyre dhe i flasim?

Përgjigje: kjo kërkon shtjellim: sa i takon asaj që ata i dëgjojnë lajmet e tyre në përgjithësi atëhere jo, Allahu subhanehu thotë:

{ إِنَّكَ لَا تُسۡمِعُ ٱلۡمَوۡتَىٰ}

{Sigurisht që ti (Muhamed), nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë} [en-Nemël: 80]

Thotë subhanehu:

{وَمَا أَنْتَ بِمُسْمِعٍ مَنْ فِي الْقُبُورِ} [فاطر: 22]

{Kurse ti (Muhamed) nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.} [Fatir: 22]

Profeti ﷺ ka thënë: «Kur i biri i Ademit vdes, i ndërpritet puna, përveç tri gjërave: lëmosha rrjedhëse, ose dija që përfitohet prej saj, ose fëmija i devotshëm që bën dua për të»

Prej kësaj është edhe dëgjimi, i cili ndërpritet, përveç asaj për të cilën ka ardhur argumenti, dmth: përveç asaj që bën përjashtim, siç është fjala e Profetit ﷺ në lidhje me të vdekurin kur largohen njerëzit nga ai: «Vërtet, ai dëgjon zhurmën e këpucëve të tyre» për këtë ka ardhur teksti se ai dëgjon, si dhe dëgjon në varrin e tij engjëllin kur e pyet: kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kjo është konfirmuar me tekst.

Ama sa i takon faktit se ai dëgjon lajmet e tyre në shtëpitë e tyre, atëhere jo, nuk ka argument për këtë, as nuk i dëgjon, as nuk i di lajmet e tyre..

Sa për atë që shkon te varri për t’i dhënë selam, kjo gjë ka khilaf (mospërputhje mendimi) në mesin e njerëzve të dijes. Kanë ardhur transmetime porse kanë dobësi, se kur dikush që e njeh të vdekurin i jep selam Allahu ia kthen shpirtin derisa t’ia kthejë selamin; dhe ky mendim është i fortë, në këtë temë ka një hadith i saktë, që është fjala e tij ﷺ:

«Nuk ka njeri që më jep selam, vetëm se Allahu ma kthen shpirtin derisa t’ia kthej selamin»

Ky është një mendim i fortë, nëse i jep selam ai që e ka njohur në dunja, Allahu ia kthen shpirtin derisa t’ia kthejë selamin, mirëpo transmetimet që kanë ardhur në lidhje me vërtetësinë e tij kanë dobësi, në këtë rast thuhet: mundet që të ndodh kjo, dhe Allahu është më i Dituri. (Them:) Mundet që të ndodh kjo, sepse transmetimet kanë dobësi. Po.

📚 نور على الدرب” (١٤ / ١٥٧-١٥٨)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: