Loading

U përgjigj el-al’lameh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Disa dijetarë e kanë pretenduar atë dhe kanë thënë: “me të vërtetë zjarri është dy llojësh: zjarri i njerëzve të mosbesimit dhe zjarri i njerëzve të gjynaheve prej besimtarëve dhe në mes tyre ka dallim”, unë për këtë nuk di që të ketë argument, mirëpo dënimi i tyre ndryshon, nuk ka dyshim se ai (zjarri) ndaj mëkatarëve prej besimtarëve nuk është si ai i jobesimtarëve

Thënia jonë për ndarjen duke u bazuar te mosperceptimi i mendjeve tona që zjarri të jetë vetëm një dhe të ketë dy ndikime të ndryshme nuk duhet bërë, sepse ky mospërceptim është i pavend për dy arsye:

Arsyeja e parë: se Allahu është i Aftë për çdo gjë, Ai është i Plotë-Fuqishëm që ta bëjë një zjarr për një person të sigurtë dhe për një tjetër dënim.

Arsyeja e dytë: gjendjet e Botës tjetër nuk krahasohen kurrë me gjendjet e dynjasë, për shkak të ndryshimit të madh në mes tyre, kështu që nuk lejohet ky lloj krahasimi për të mohuar atë që nuk e përcepton dot mendja jote, përkundrazi ti duhet të nënshtrohesh, të pranosh dhe të besosh atë që ka lidhje me gjendjet e Botës tjetër, a nuk është ky diell që do t’u afrohet krijesave në një afërsi prej një milje Ditën e Kiametit?

Nëse gjendjet e njerëzve Ditën e Kiametit do të ishin si ato në dynja ai do t’i kishte djegur ata, sepse ky diell nëse do zbriste qoftë edhe pak do ta kishte djegur tokën dhe gjithçka ka nga rrënjët, ne e ndjejmë nxehtësinë e tij tani, ku në mes nesh dhe tij është një distancë e madhe, sidomos gjatë ditëve të verës kur ai është pingul, e megjithatë ai do t’u afrohet njerëzve Ditën e Kiametit në një afërsi prej një milje dhe nuk do të digjen prej tij, gjithashtu në Ditën e Kiametit në një vend të vetëm besimtarët do të shëndrijnë dritë nga përpara tyre dhe nga e djathta e tyre, e ndërsa jobesimtarët do të jenë në errësirë, mirëpo në dynja nëse dikush pranë teje do të shëndriste dritë në anën e djathtë të tij dhe përpara tij nga kjo do të përfitoje edhe ti, ama në Botën tjetër jo.

Gjithashtu në Botën tjetër njerëzit do të djerësinë, djersa do të ketë ndyshim të madh në mes tyre dhe pse janë në të njëjtin vend, do të ketë prej njerëzve që do t’i arrijë djersa deri në nyjen e këmbës, do të ketë prej tyre që do t’i arrijë djersa deri tek mesi, do të ketë prej tyre që t’i arrijë djersa deri tek goja edhe pse janë në të njëjtin vend.

E rëndësishme është se nuk lejohet që të krahasojmë gjendjet e Botës tjetër me ato të dynjasë, e më pas të dalim e të flasim për gjëra që nuk kanë ardhur as në Kur’an dhe as në Sunnet, ashtu si ndarja e zjarrit në dy llojesh: një zjarr për mëkatarët dhe një zjarr për jobesimtarët, ajo që na ka arritur dhe kemi mësuar është se ai është një zjarr i vetëm, porse ndryshon.

📚 مجموع فتاوى رسائل العثيمين” (٢ /٥٧-٥٨)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: