A do ketë khilafet sipas rrugës profetike në fund të kohës përpara shfaqjes së Mehdiut dhe zbritjes së Isës -alejhis selām-?
U përgjigj el-alāmeh el-Albanij -Allahu e mëshiroftë-:
Me të të vërtetë shfaqja e një përmirësuesi islamik dhe khalifi selefij, emri i të cilit përkon me emrin e të Dërguarit të Allahut ﷺ është e vërtetuar në hadithe muteuatirah, me “teuatur” kuptimor, gjithashtu zbritja e Isës birit të Merjemes -alejhis selām- gjykues i drejtë, pasues i sheriatit të Islamit dhe thirrës për te feja e Pejgamberit tonë Muhamed -alejhis salātu ues selām- gjithashtu.
Sa i takon kthimit të khilafetit të udhëzuar mbi metodologjinë e profetësisë është i vërtetuar -gjithashtu- në hadithin sahih të cilin e ka shënuar imam Ahmedi dhe ebu Daud et-Tajālisij me zinxhir të mirë dhe ka dëshmues prej hadithit të ibnu Abbāsit, të cilin e ka shënuar et-Tabarānij.
Ai që sheh me syrin e drejtësisë dhe meditimit tek e gjithë ajo që është transmetuar del në një përfundim të sigurtë se khilafeti sipas rrugës së profetësisë do të kthehet -me lejen e Allahut- përpara shfaqjes së Mehdiut dhe zbritjes së Isës -alejhis selām- dhe kjo për shkak të aspekteve vijuese:
1- se Mehdiu -alejhis selām- e mbush tokën me drejtësi, ashtu siç ishte e mbushur me tirani dhe padrejtësi dhe është e njohur pa u menduar se toka nuk mbushet me padrejtësi në një çast të vetëm, porse vjen shkallë-shkallë, po kështu mbushja e saj me drejtësi nuk ndodh në një çast të vetëm, patjetër që kjo bëhet shkallë-shkallë dhe duhet prania përmirësuesve udhëzues përpara Mehdiut që i hapin rrugën atij për të sunduar.
2- se Mehdiu -alejhis selām- nuk është më i nderuar tek Allahu sesa i Dërguari ynë Muhamed, i Dërguari i Allahut ﷺ, por ai është prej ummetit dhe pasuesve të tij, vetë të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk i ka ndodhur kjo, madje mbeti 25 vite derisa u hap për të gadishulli arabik dhe është më parësore që mbushja e tokës me drejtësi (shkallë-shkallë) t’i ndodhë Mehdiut, patjetër që i paraprinë Mehdiut, khalifë të devotshëm dhe ai është vula e tyre.
3- ka ardhur në hadith sahih fjala e tij ﷺ:
«Do të jetë në fund të kohës një khalif prej khalifëve tuaj e jep pasurinë me të dyja duart dhe ai nuk e numëron atë.»
Dhe është e njohur se përemri i kthehet asaj që është përmendur më afër, kështu që përemri i kthehet khalifëve në fund të kohës, gjë që tregon se Mehdiu do të paraprihet me khilafet sipas metodologjisë së profetësisë dhe Allahu e di më së miri.
4- ka ardhur kuptimi i kësaj në disa hadithe të cilat nuk janë të saktë, por ky kuptim i përbashkët në mes tyre tregon se kjo ka një bazë.
Prej tyre hadithi: “do të ketë mosmarrëveshje kur të vdesë khalifi”
Prej tyre: “tre vetë do të luftojnë me njëri-tjetrin për thesarin tuaj, të gjithë prej bijve të khalifit”
Këto hadithe kanë ardhur në lidhje me kohën që i paraprin shfaqjes së Mehdiut, që tregon për praninë e khalifëve dhe të khilafetit përpara shfaqjes së Mehdiut dhe zbritjes së Isait -alejhis selām-.
Propaganda se khilafeti nuk do të kthehet vetëm se me shfaqjen e Mehdiut dhe zbritjen e Isës përhap tek ummeti fenomenin e varësisë, pamundësisë dhe dembelizmit, Allahu na ruajttë nga e gjithë kjo dhe Allahu e di më së miri.
https://www.alalbany.org/fatwa-108
Përktheu: Abdur-Rahman Mema