Loading

Allahu e shpalli të pafajshëm Musën alejhis selam përmes gurit

Jusufin alejhis selam përmes dëshmitarit dhe këmishës

Merjemen përmes fjalës së Isës alejhis selam në djep

Xhurejxhin adhurues përmes dëshmisë së fëmijës për të cilin u akuzua se ishte i tij.

Kurse për nënën tonë Aishen radij’Allahu anha Allahu e mori Vetë përsipër shpalljen e saj të pafajshme, në ajete që do lexohen në mihrabet e muslimanëve deri në Ditën e Kijametit.

Kanë thënë dijetarët: pasha Allahun, ajo është shpallja më e madhe e pafajësisë dhe për nënën tonë ajo është një keramet.

Marrë nga dobitë e komenteve mbi “Poezinë në lavdërimin e nënës sonë, nënës së besimtarëve, Aishes, e sinqerta, bija e të sinqertit, e dashura e mikut të Allahut.”

Pafajësia zbriti nga sipër shtatë qiejve, kush e akuzon atë me zina pasi i ka mbërritur Kur’ani ka bërë kufër

E kanë përcjellë konsensusin për kufrin e tij hulumtuesit prej njerëzve të dijes.

Ka thënë imam en-Neueuij rahimehullah:

Pafajësia e Aishes radij’Allahu anha nga shpifja, ajo është e pafajshme në mënyrë të prerë me tekst të Kur’anit, nëse njeriu dyshon tek ajo, Allahu na ruajttë! Bëhet qafir dhe renegat me konsensus të muslimanëve.

Ka thënë imam Ibnul Kajjim rahimehullah:

Ummeti ka rënë në konsensus për mosbesimin e atij që e akuzon atë me zina.

Ka thënë Malik rahimehullah:

Kush e akuzon atë ka kundërshtuar Kur’anin dhe kush e kundërshton Kur’anin ekzekutohet.

Ka thënë Ibnu Hazëm rahimehullah:

Fjala e Malikut këtu është e saktë, dhe kjo gjë është felëshim i plotë dhe përgënjeshtrim ndaj Allahut të Lartësuar në shpalljen e pafajësisë së saj.

Dhe felëshimi është mosbesim që të nxjerr nga Islami dhe obligon qëndrimin përgjithmonë në Zjarr, nëse personi vdes dhe nuk pendohet.

Dhe renegati është qafir, nuk lahet, nuk qefinoset, nuk i falet xhenazeja dhe nuk varroset në varrezat e muslimanëve.

Shkroi: shejkh Ibrahim el-Muhajmid

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: