Loading

Thanë: zemrohuni, se me të vërtetë Allahu nuk i ka krijuar popujt që të jenë të nënshtruar!!!

Kur u zemëruan

U thanë: rebelohuni!!!

Kur u rebeluan

U thanë: le të vdesin disa!!!

Kur vdiqën

Thanë: ku janë dijetarët, ku janë udhëheqësit arabë!!!

Njëri prej tyre tani ulëret si ai që ka humbur të dashurit e tij

Ku janë dijetarët, ku janë meshajikh-ët!!!

O i mjerë: dijetarët dhe meshajikh-ët kanë folur që ditën e parë; porse ju e refuzuat fjalën e tyre!!!

Ju thanë: Lërini këto revolucione dhe demonstrata, lëreni këtë bela, lërini thirrësit e devijimit që ju thërrasin për derdhjen e gjakut tuaj dhe nëpërkëmbjen e nderit tuaj, kini kujdes nga xhemati i el-ikhuanul muslimine dhe thirrësit e tij!!!

Thatë: jo, ata janë xhamijë, med’khalijë, dijetarë të sulltanit, dijetarë të menstruacioneve dhe lehonisë, që nuk e kuptojnë realitetin e sotëm, adhurues të tagutëve, ekstremistë të bindjes ndaj udhëheqësit, murxhitë e pushtetarëve që kanë anuluar xhihadin!!!

Dhe ju lutemi mos ulërisni fare: ku janë dijetarët, sepse ishin ju që i çuat ata në humbje!!!

Porse meditoni, ku jeni ju që na nxitët për të dalë nëpër sheshe!!

Dhe na i zbukuruat fitnet dhe devijimet!!!

Dhe na dhatë Fetva për të dalë nëpër demonstrata dhe pretenduat se engjëjt zbresin në ato sheshe, dhe se Khalid bnu Uelid -radij’Allahu anhu- merr pjesë në to, dhe se Allahu prezanton në sheshin “Tahrir”, ulërisni fort ku jeni ju tani?

Ku është Kardauij, ku është Muhamed el-Arifij, ku është Selman el-‘Audeh, ku është ‘Aid el-Karnij, Sa’ad el-Burejk, ku është Muhamed Hasani, i cili krenohej se gruaja e tij doli bashkë me të në shesh, ku është Amër Khalid, ku është Umer Abdul-Kafij, ku është ez-Zendanij, ku është el-Ganushij, ku është ‘Adnan ‘Aruri, ku janë ata tani?

Jetojnë në mesin e familjeve të tyre, në ngrohtësi, siguri, hanë dhe pinë, martohen dhe veshin nga rrobat më të shtrenjta, dhe hanë nga gjërat më të mira, dhe prej tyre ka që kalojnë verën në Turqi, vendin e khilafetit siç pretendojnë, dhe i hypin kuajve atje, ndërsa Halebi po zhduket!!!

Ndërsa Selefitë:

Ata janë të pastër para Allahut nga këto fitne, ata kanë folur dhe paralajmëruar derisa u ngjirën dhe nuk i kushtuan rëndësi.

I kthyen shpinën atyre kur ata ju paraqitën argumentet, nga Fjala e Allahut dhe fjala e të Dërguarit -sal’Allahu alejhi ue sel’lem- dhe fjala e Sahabëve -radij’Allahu anhum- dhe fetvatë e ithtarëve të hadithit dhe etherit!!!

Dhe i lanë ata në çështjen, dhimbjen, brengën dhe pikëllimin e tyre ndaj ummetit, që e lanë fenë dhe dijetarët e saj dhe shkuan pas mirazheve dhe u mashtruan nga thirrësit e el-ikhuanul muslimine!!

Dhe në mbyllje them:

Pasha Atë që nuk betohesh në tjetër veç Tij!

Me të vërtetë çdo pikë gjaku që derdhet për shkak të këtyre revolucioneve, dhe çdo nder që nëpërkëmbet, ju do ta merrni barrën e përgjegjësisë para Allahut -Subhanehu ue Te’ala- Allahu është Ndihmuesi për atë që ju përshkruani; “ue la haule ue la kuvete ila bi Allahil Alijil ‘Adhijm”

O Abdul-Aziz et-Tarifij dhe Sa’ad el-Burejk, o ti filan dhe fistek!

U tallët me Dijetarin e madh Salih el-Feuzan, kur tha se: Lufta në Siri është fitne.

Dhe thatë: ata që thonë është fitne, kanë rënë vetë në fitne!!!

Tani që Halebi po zhduket, a e pranoni krimin tuaj?

O Muhamed el-Arifij dhe ‘Aid el-Karnij: tani që Halebi po zhduket, a do tju shohim të kërkoni ndjesë?

O Nasër el-Umer dhe Selman el-‘Audeh!

E bëtë këtë “pranverë” fundin e tiranëve dhe fillimin e lirive të popujve.

A do t’ju shohim pas Halebit që po zhduket të pranoni nxitjen dhe shkatërrimin që ju bëtë?

O Adnan Arur, Tarik es-Suejdan dhe Sulejman el-Xhubejlan:

Thatë: le të vdesin një milion, që të jetojnë të lirë pjesa tjetër.

A do t’ju shohim pas Halebit që po zhduket t’ju bashkoheni atyre në dhimbjet dhe vuajtjet e tyre dhe të dilni në shesh për të plotësuar një milionshin.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: