![]()
Allahu i Lartësuar thotë:
{وما كان لبشرٍ أن يُكلمه الله إلا وحيًا أو من وراء حجاب}
{Dhe nuk i takon asnjë njeriu që Allahu t’i flasë atij, përveçse me shpallje ose nga prapa një perdeje} [Esh-Shura: 51]
Ndërsa ai që Allahu i foli pa perde ishte sahabiu Abdullah bin Haram, babai i Xhabir ibnu Abdullah – Allahu qoftë i Kënaqur me ta – pas rënies dëshmor.
Imam Tirmidhiu transmeton:
Na ka treguar Jahja ibnu Habib ibnu Arabi, i cili tha: Na ka treguar Musa ibnu Ibrahim ibnu Kethir el-Ensari, i cili tha: E kam dëgjuar Talha ibnu Khirãsh-in duke thënë:
E kam dëgjuar Xhabir ibnu Abdullahun duke thënë:
Më takoi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe më tha:
«O Xhabir, pse të shoh të pikëlluar?»
Thashë: O i Dërguar i Allahut, babai im ka rënë dëshmor dhe ka lënë pas vete fëmijë dhe borxhe.
Tha: «A dëshiron të të jap lajme të mira për atë se me çfarë e ka takuar Allahun babai yt?”
Thashë: “Po, o i Dërguar i Allahut.”
Tha: «Allahu nuk i ka folur kurrë askujt ndonjëherë përveçse nga prapa një perdeje, por Ai e ringjalli babanë tënd dhe i foli atij drejtpërdrejt (pa perde).
Dhe i tha: ‘O robi Im, kërko prej Meje çfarë të duash, do të ta jap.’
Ai tha: O Zoti im, më ringjall që të vritem edhe njëherë për Ty.
Zoti i Lartësuar tha: ‘Unë tashmë e kam paracaktuar që ata nuk do të kthehen (në jetën e kësaj bote).’”
Dhe atëherë zbriti ky ajet:
{وَلَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَمْوَاتًا}
{Mos mendo se ata që janë vrarë në rrugën e Allahut janë të vdekur.}
📚 E transmeton et-Tirmidhi (3010) & Ibnu Maxheh (190)
✔️ Shejh Albani e ka vlerësuar hadith hasen
Përktheu: Abdur-Rahman Mema