Loading

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

﴿قَالُوا۟ یَـٰقَوۡمَنَاۤ إِنَّا سَمِعۡنَا كِتَـٰبًا أُنزِلَ مِنۢ بَعۡدِ مُوسَىٰ مُصَدِّقࣰا لِّمَا بَیۡنَ یَدَیۡهِ یَهۡدِیۤ إِلَى ٱلۡحَقِّ وَإِلَىٰ طَرِیقࣲ مُّسۡتَقِیمࣲ ۝٣٠ یَـٰقَوۡمَنَاۤ أَجِیبُوا۟ دَاعِیَ ٱللَّهِ وَءَامِنُوا۟ بِهِۦ یَغۡفِرۡ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمۡ وَیُجِرۡكُم مِّنۡ عَذَابٍ أَلِیمࣲ ۝٣١﴾

Ata (xhindët që dëgjuan Kur’anin) thanë:

“O populli ynë! Ne kemi dëgjuar një Libër që është zbritur pas Musait, që vërteton atë që ishte para tij, udhëzon në të vërtetën dhe në një rrugë të drejtë. O populli ynë, përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini Atij! Ai do t’jua falë gjynahet tuaja dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm.” [El-Ahkaf, 30–31]

‘Ata ka thënë:

Feja e tyre (para Islamit) ishte judaizmi, dhe për këtë arsye ata thanë: ‘Ne kemi dëgjuar një Libër të zbritur pas Musait.’

“O populli ynë! Përgjigjuni thirrësit të Allahut”, domethënë: Muhammedit ﷺ,

“dhe besoni në Të, që Ai t’ju falë gjynahet tuaja” — fjala “min” (nga) këtu është shtesë, pra kuptimi është: gjynahet tuaja.

“Dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm.”

Ibnu Abbasi (Allahu qoftë i Kënaqur me të dy) ka thënë në lidhje me këtë:

“Nga populli i tyre iu përgjigjën (thirrjes) rreth shtatëdhjetë burra prej xhinnëve. Pastaj ata u kthyen te i Dërguari i Allahut ﷺ, e takuan në ‘el-Batha’ (në Mekë). Ai u lexoi atyre Kur’anin, i urdhëroi dhe i ndaloi nga gjërat (e ndaluara).”

Në këtë ka dëshmi se i Dërguari i Allahut ﷺ ishte i dërguar si për njerëzit, ashtu edhe për xhinnët.

Mukãtil ka thënë:

“Para tij (Muhammedit ﷺ) nuk ishte dërguar asnjë profet për njerëzit dhe xhinnët së bashku.”

Rreth shpërblimit të xhindëve besimtarë:

Dijetarët kanë pasur mendime të ndryshme për gjykimin ndaj xhinnëve besimtarë:

  1. Një grup ka thënë:

“Ata nuk kanë shpërblim tjetër veçse shpëtimin nga zjarri.”
Dhe e kanë komentuar Fjalën e Allahut:

{یَغۡفِرۡ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمۡ وَیُجِرۡكُم مِّنۡ عَذَابٍ أَلِیمࣲ}

‘do t’jua falë gjynahet tuaja dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm’,

Në këtë mendim ka anuar Ebu Hanifeh (Allahu e mëshiroftë).

  1. Sufjani përcjell nga Lejthi:

“Shpërblimi i xhinnëve është që të shpëtojnë nga zjarri, pastaj do t’u thuhet atyre: Bëhuni pluhur! — dhe ata do të bëhen pluhur, njësoj si bagëtitë.”

  1. Ebu’z-Zinadi ka thënë:

“Kur të përfundojë gjykimi mes njerëzve, do t’u thuhet xhinëve besimtarë: Kthehuni në pluhur!
Atëherë kâfiri do të thotë:

{يَا لَيْتَنِي كُنْتُ تُرَابًا}

‘Ah, sikur të isha pluhur!’ [En-Nebe’, 40]”

Ndërsa të tjerët kanë thënë:

“Ata do të kenë shpërblim për të mirat, ashtu siç kanë ndëshkim për të këqijat, njësoj si njerëzit.”

Ky është mendimi i Malikut dhe Ibnu Ebi Lejlës.

Xheriri transmeton nga Dahhaku:

“Xhinnët do të hyjnë në Xhennet, do të hanë e pinë (në të).”

En-Nakkashi në tefsirin e tij përmend një hadith:

“Se ata (xhinnët besimtarë) do të hyjnë në Xhennet.”

Dikush pyeti:

“A do të gëzojnë nga begatitë e tij?”

Ai tha:

“Allahu do t’u frymëzojë atyre tesbihun dhe përmendjen e Tij, dhe ata do të ndiejnë nga ëmbëlsia e tij atë që bijtë e Ademit ndiejnë nga kënaqësia e Xhennetit.”

Ertah ibnu el-Mundhir ka thënë:

“E pyeta Damreh ibnu Habibin: ‘A kanë xhinnët shpërblim?’

Ai tha: ‘Po,’ dhe lexoi fjalën e Allahut:

{لَمْ يَطْمِثْهُنَّ إِنْسٌ قَبْلَهُمْ وَلَا جَانٌّ}

“Ato nuk i kanë prekur para tyre as njerëz e as xhinnë.” [Er-Rahman, 74]

Dhe tha: ‘Gratë njerëzore janë për njerëzit, dhe gratë xhinnesha janë për xhinnët.’”

Umer ibnu Abdulazizi ka thënë:

“Xhinnët besimtarë janë përreth Xhenetit, në fushat dhe hapësirat përreth tij, por nuk janë brenda në të.”

📚 Tefsir el-Begaui

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: