Loading

Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh – Allahu e mëshiroftë – i ka refuzuar devijimet e Ibn Sinës në disa libra të tij, prej tyre:

  1. Mexhmu’ul-Feteua
  2. Der’u Te’arud’il-Akli uen-Nakl
  3. Er-redd ‘ale’l-Mantikijjin
    dhe të tjerë.

Nga sa u përmend më sipër, përmbledhim se dijetarët e kanë konsideruar të devijuar këtë mjek-filozof dhe e kanë quajtur jobesimtar për disa çështje prej të cilave:

  1. Mohimi i ringjalljes trupore.
  2. Mohimi i Xhennetit dhe Xhehennemit, dhe pretendimi se ato janë vetëm trillime/përfytyrime që profetët ua paraqitën njerëzve.
  3. Mohimi i engjëjve dhe xhinëve.
  4. Pretendimi se mrekullitë e profetëve janë forca trupore (jo mrekulli hyjnore).
  5. Thënia e tij për lashtësinë e botës (se bota është pa fillim), ashtu si paraardhësi i tij Aristoteli.
  6. Refuzimi dhe ulja e vlerës së sahabëve, duke i akuzuar për padituri.
  7. Teprimi i tij në mohimin e Cilësive të Allahut – i Lartësuar është Ai – deri në atë pikë sa e përshkroi Allahun me gjëra të pamundura; kështu ai është nga vëllezërit e xhehmive.
  8. Akuzimi i profetëve me gënjeshtër – lusim Allahun për mirëqenie!– dhe të tjera.

Çdo njëra prej këtyre që kanë përmendur dijetarët është e mjaftueshme për ta nxjerrë njeriun nga feja dhe për ta konsideruar të humbur.

Prandaj është e domosdoshme të tërhiqet vërejtja nga librat e tij, për shkak të asaj që përmbajnë prej kufrit dhe devijimit.

Allahu është Ai nga i Cili kërkojmë ndihmë!

Për atë që dëshiron të shtojë dijen: le t’i referohet “Fetva-ve” dhe “Der’ut-Te’arud” të Ibn Tejmijes, sepse ai ka sqaruar dhe ka mjaftuar.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: