Ubej bin Ka‘bi (Allahu qoftë i Kënaqur me të), transmeton se a kishte një enë me hurma, por ato po i pakësoheshin. Një natë e ruajti atë, dhe ja ku para tij doli një krijesë që ngjante me djalosh të rritur. I dha selam, dhe ai ia ktheu selamin. Pastaj i tha:
Çfarë je ti, xhinn apo njeri?
Jam xhinn – iu përgjigj ai.
Ubeji i tha:
– Ma jep dorën.
Ai ia dha dorën, dhe ja dora e tij ishte dorë qeni dhe qimet e tij si qime qeni.
Ubeji i tha:
– Ky është krijimi i xhinnëve?
Tha: xhinnët e dinë se nuk ka mes tyre burrë më të fortë se unë.
Ubeji e pyeti:
– Pse erdhe?
– Na arriti lajmi se ti e do sadakanë, prandaj erdhëm të marrim nga ushqimi yt – u përgjigj ai.
Ubeji pyeti:
– Çfarë na shpëton nga ju?
– Ajeti që është në suren El-Bekare: {Allahu, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, të Gjallit, të Atij që mban dhe mbron gjithçka që ekziston.}
Kush e thotë atë kur ngryset, do të mbrohet prej nesh deri në mëngjes; dhe kush e thotë në mëngjes, do të mbrohet prej nesh deri në mbrëmje – tha ai.
Kur erdhi mëngjesi, Ubeji shkoi te i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia tregoi ngjarjen. I Dërguari ﷺ tha:
«Ka thënë të vërtetën ai i poshtri.»
📚 Sahihut-Terghib, (nr. 662)
Saktësuar nga: Shejh Albani
Përktheu: Abdur-Rahman Mema