Loading

Në librat e biografive përmendet se Profeti ﷺ kishte mjekër të madhe, Ebu Bekri radij Allahu ‘anhu kishte mjekër të dendur, Umeri radij Allahu ‘anhu kishte shumë mjekër, Uthmani radij’Allahu ‘anhu kishte mjekër të madhe dhe Aliu radij Allahu ‘anhu kishte mjekër të gjerë.

Po mjekra jote si është?

Kanë ardhur artikulime të ndryshme profetike për çështjen e mjekrës:

“Nderojini mjekrat!”

“Lëshojini mjekrat!”

“Mbajini mjekrat!”

“Ruajini mjekrat!”

“Lërini mjekrat!”

Urdhra të përsëritura nga i dashuri ynë ﷺ: «Mjerë për ju në lidhje me këtë çështje!»

Profeti ﷺ u tha dy persianëve të rruar: «Zoti im më ka urdhëruar që ta lëshoj mjekrën dhe t’i shkurtoj mustaqet.» [Hadith hasen]

Aishja radij’Allahu ‘anha, kur betohej, thoshte: «Pasha Atë që i nderoi burrat, me mjekra!»

Ka thënë Umer ibnu ‘Abdul-‘Aziz rahimehullah:

“Rruajtja e mjekrës është gjymtim, ndërsa Profeti ﷺ ka ndaluar nga gjymtimi!”

Ka thënë Ibnu Tejmijeh rahimehullah:

“Ndalohet rruajtja e mjekrave, për shkak të haditheve të sakta; dhe nuk e ka kundërshtuar këtë askush.”

Ka thënë Ibnul Kajjim rahimehullah:

”Burri veçohet dhe dallohet nga gruaja me anë mjekrës; dhe kjo për shkak të asaj që mjekra përmban prej madhështisë, krenarisë dhe dinjitetit. Ju ndaluar gruas, që burri të kënaqet me të.”

Ka thënë El-Kurtubī rahimehullah:

“Nuk lejohen as rruajtja, as shkulja dhe as shkurtimi i mjekrës!”

Ka thënë Muhamed bin Ibrahim rahimehullah:

Nëse dikush rruan mjekrën duke e ditur gjykimin sheriatik (për këtë çështje) dhe duke këmbëngulur në atë veprim, kjo gjë konsiderohet prej gjynaheve të mëdha.”

Ka thënë Ibnu Bãzi rahimehullah:

“Rritja e mjekrës dhe lëshimi i saj është farz, gjë e cila nuk lejohet të braktiset.”

Ditën e Kijametit disa njerëz nga ummeti i Muhamedit ﷺ do dëbohen nga Haudi… dhe arsyeja do jetë:

“Ti (o Muhamed ﷺ) nuk e di se çfarë risish kanë bërë ata pas teje!”

Rruajtja e mjekrës është gjynah i bërë haptazi. Ka ardhur në hadith:

«I gjithë ummeti im është i ruajtur, përveç atyre që i bëjnë gjynahet haptazi.»

Në disa libra fik’hu përmendet:
“Atij që qëllimisht e rruan mjekrën, i jepet dënim shembullor. Dhe i refuzohet dëshmia.”

Kanë thënë fukahatë: Nëse i shkaktohet dëm mjekrës dhe ajo nuk del më fare, ai që ka shkaktuar dëmin, duhet të paguajë një dëmshpërblim të plotë, tamam sikur ta kishte vrarë pronarin e saj.”

El-Ehnef bin Kajs rahimehullah ishte qose, nuk kishte mjekër. Populli i tij tha:

“Do t’ia blinim El-Ehnafit një mjekër qoftë edhe për 20 mijë dirhemë!”

Kajs bin Sa’ad bin ‘Ubadeh, prijës prej prijësve të fisit El-Khazrexh, nuk kishte mjekër. El-Ensarët thanë:

“Uallahi! Nëse do kishte mjekër në shitje, do t’ia blinim një të tillë, që të plotësohej si burrë!”

Ka thënë Shurejh el-Kãdij rahimehullah:

“Do dëshiroja të kisha mjekërr, madje edhe sikur të kushtonte 10 mijë dirhemë!”

E ndërsa sot sa para harxhohen për t’u “rehatuar” prej saj! Allahul Muste’an!

Përktheu: AbduRrahman Mema

Shpërndaje: