Pyetje drejtuar dijetarit të madh Abdul-Aziz ibën Baaz -rahimehullah-
Pyetje: A është kusht një numër i caktuar njerëzish për Namazin e Bajramit, si namazi i Xhumasë për shembull? Dhe çfarë gjykimi ka nëse bajrami bie në një ditë me Xhumanë. Sa i përket namazit të Xhumasë nuk është detyrë për xhematin, e ndërsa kundërta është për Imamin, si e ka detyrë imami dhe si e kryen atë i vetëm?
Përgjigje: Namazi i Bajramit dhe ai i Xhumasë janë nga ritet më madhështore të muslimanëve, të dy janë vaxhib, Xhumaja është “farz ‘ajn”, ndërsa Bajrami është “farz kifajeh” dhe tek disa farz ‘ajn, dijetarët kanë rënë në mospajtim në lidhje me numrin e kërkuar të xhematit, dhe mendimi më i saktë është se numri më i vogël është tre veta e sipër, sa për numrin 40 veta, nuk ka një argument të saktë që mund të bazohemi tek ai. Prej kushteve të tyre është vendbanimi në atë vend.
Sa për njerëzit e shkretëtirës dhe udhëtarët, këta nuk e kanë detyrim Xhumanë dhe as namazin e Bajramit, andaj Resuli -sal’Allahu alejhi ue selem- kur bëri Haxhin e Lamtumirës dita e Xhumasë dhe ajo e Arafatit qëlloi në të njëjtën ditë, ai nuk e fali Xhumanë dhe as Namazin e Kurban Bajramit ditën Kurbanit, dhe kjo është argument se udhëtarët nuk e kanë detyrim Bajramin dhe Xhumanë, e njëjta gjë vlen edhe për banorët e shkretëtirës.
Nëse Bajrami qëllon në ditën e Xhuma, lejohet për atë që ka prezantuar në Namazin e Bajramit të fal Xhumanë ose drekën, për shkak të asaj që është vërtetuar nga Resuli- sal’Allahu alejhi ue selem- në lidhje me këtë çështje. Është vërtetuar nga ai -sal-Allahu alejhi ue selem- se ai e ka lejuar të mos e fal Xhumanë ai që prezantuar në namazin e Bajramit duke thënë: “janë bashkuar në këtë ditë dy festa dhe ai që ka prezantuar në namazin e Bajramit nuk ka xhuma për të”, por duhet që të fal namazin e drekës, më e mira është që ai të fal me njerëzit Xhumanë, nëse nuk e fal Xhumanë, atëherë fal drekën.
Sa për imamin, ai falet me ata që mund të prezantojnë për Xhuma, nëse janë tre ose më shumë, duke përfshirë edhe imamin, nëse prezanton vetëm një person, atëherë falin drekën.
http://www.binbaz.org.sa/fatawa/2494
Përktheu: Abdur-Rahman Mema