Loading

Pyetje drejtuar esh-shejkh Muhammed Bazmul -Allahu e ruajttë-:

Sot ka dalë një dyshim i rrezikshëm që qarkullon në mesin e selefive, thonë:

“Sa herë që kemi besim te një shejkh selefij, i lavdëruar nga dijetarët, për shkak të besimit tonë te dija e tij jo për shkak të varësisë sonë tek ai si person, rrëzohet papritur, nuk e dimë shkakun që të ruhemi nga gabimet e tij dhe libraritë tona personale në shtëpi sa herë që i mbushim me fjalën e meshajkhve i zbrazim rishtazi”

Si mund të bëhet refuzimi ndaj këtij dyshimi, i cili është bërë epidemi, që të mos i përçajë selefitë dhe t’i dominojë ata shejtani? Cila është këshilla juaj për bijtë e tu selefij?

Përgjigje: ky realitet të cilin e përshkroi pyetësi është i pranishëm, e kam vënë re, ndoshta ajo që e plotëson qëllimin e pyetësit dhe e qartëson çështjen është përmendja e asaj që vijon:

E para: selefizëm dhe atribuimi tek ai nuk do të thotë që selefiu të mos bie në gabime, qoftë ai nxënës dije i vogël apo dijetar i madh, Profeti ﷺ thotë:

“Çdo bir i Ademit është gabimtar dhe më të mirët e gabimtarëve janë ata që pendohen”

E dyta: jo çdo gabim që bën njeriu trajtohet si ithtarët e bidateve, kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe pika dalluese në këtë kapitull në mes selefive dhe njerëzve të ashpër, prej tyre haddadive, ajo që u refuzohet atyre është mungesa e dallimit në mes gabimit në të cilin bie selefiu dhe gabimit në të cilin bie ithtari i bidateve dhe ëndjeve, duke i trajtuar ata me të njëjtin trajtim! Me të vërtetë pasuesi i sunnetit këshillohet dhe udhëzohet dhe ajo që supozohet në lidhje me të është pranimi i hakut dhe kthimi tek ai. Kjo nuk është dobësi, përkundrazi është trimëri kulturore me të cilën muslimani e adhuron Zotin e tij, vërtet haku është më parësor për t’u ndjekur.

E treta: selefizëm nuk do të thotë që të mos ndodhin mospajtime në mesin e selefive në mesele ixhtihadijeh të dijes, kjo është një çështje reale, ajo që ngjau në mes sahabëve dëshmon për këtë, të qënit selefij që ndjek Kur’anin dhe sunnetin nuk do të thotë që nuk bie në mospajtime në çështjet ixhtihadijeh, katër imamët janë prej pasuesve të selefëve të devotshëm, kanë pasur në mes tyre mospajtime në mesele ixhtihadijeh të dijes, diçka që është e njohur dhe e ditur.

E katërta: selefizëm nuk do të thotë që selefiu të mos bie në sëmundje të zemrës prej ëndjeve të fshehta, siç është dashuria për famë dhe kokëfortësia me vëllezërit e tij. Muslimani është pasqyrë e vëllait të tij musliman, këshillohet dhe udhëzohet, uAllahul Muste’an!

E pesta: nuk është prej menhexhit të selefëve detyrimi për të pasuar fjalën e dikujt, përveç të Dërguarit të Allahut ﷺ, veçanërisht në meseletë ixhtihadijeh.

E gjashta: një dijetar selefij mund të flasë kundër një dijetari tjetër selefij dhe e sulmon atë për shkak të një mangësie të caktuar, por kjo nuk nënkupton rrëzimin e tij, qëndrimi që duhet mbajtur në lidhje me këtë është mendimi i mirë dhe të besojmë se fjala e atij dijetari është si rezultat i mendimit të tij, ai në këtë është në merr dy shpërblime nëse ja qëllon dhe një shpërblim nëse gabon.

E shtata: nëse dikush flet për dikë që ti e di drejtësinë dhe besueshmërinë e tij, atëherë mos e prano fjalën e tij, vetëm se me sqarimin e shkakut dhe shpjegimin e kritikës dhe ai nuk trajtohet me një trajtim si ai që është i përfolur apo me një trajtim që trajtohet ai që nuk i dihet besueshmëria dhe drejtësia e tij.

E teta: mendimi i mirë ka përparësi, ndaj mos mendo keq për vëllanë tënd kur ti e sheh atë në hajër.

E nënta: nuk duhet të ketë shënjtërim të personave, pyetësi -Allahu ja shpërbleftë me të mira- e vuri në dukje këtë tek fjala e tij “jo për shkak të varësisë me personin e tij.”

E dhjeta: jo çdo njeri që flitet për të rrëzohet dhe jo çdo fjalë kundër dikujt konsiderohet kritikë.

E njëmbëdhjeta: nuk është prej selefizmit këmbëngulja për të marrë tezkijeh prej dijetarëve dhe shkuarja pas tyre (tezkijeve), muslimanin e lavdëron dija dhe puna e tij përpara gjithçkaje, toka nuk e bën dikë të shenjtë, as prejardhja nuk bën dikë të shenjtë dhe as fjala në kritikimin e njerëzve nuk e shënjtëron dikë.

E dymbëdhjeta: nuk është prej selefizmit gëzimi për gabimin e njerëzve dhe kritika e tyre dhe përpjekja në lidhje me të pa pasur nevojë, nxënësi i dijes duhet ta shmangë zhytjen në këtë gjë dhe t’a lë çështjen në dorën e njerëzve të dijes dhe të mos bëhet shkak për ndezjen e fitnes dhe përhapjen e nxehtësisë së saj, por e shuan fitnen duke e larguar zjarrin e saj, me durim, mendim të mirë dhe duke ja lënë çështjen njerëzve të dijes.

Marrë nga faqja e shejkhut në facebook.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: