Ka thënë el-al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:
Në përfundim të muajit të Ramazanit Allahu ua ligjësoi robërve të Tij që ta madhërojnë Atë, ka thënë i Lartësuari:
{وَلِتُكْمِلُواْ الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُواْ اللهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ}
{Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka udhëzuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.}
{Ta madhëroni} Dmth: ta madhëroni me zemrat dhe gjuhët tuaja dhe kjo bëhet me thënien e tekbirit.
Kështu që themi: Allahu Ekber, Allahu Ekber, la Ilahe ila Allah, uAllahu Ekber, Allahu Ekber, ue lilahi el-Hamd.
Ose themi tre here Allahu Ekber:
Allahu Ekber, Allahu Ekber, Ekber, la Ilahe ila Allah, uAllahu Ekber, Allahu Ekber, ue lilahi el-Hamd.
E gjithë kjo është e lejuar, qoftë ai tekbir çift apo tek.
Duhet që njerëzit gjatë tekbirit ta ndiejnë se po e madhërojnë Allahun me zemrën dhe gjuhën e tyre, dhe se ata me Mirësinë e Allahut ndaj tyre dhe udhëzimin e Tij arritën një gradë të lartë, prandaj Ai tha:
{ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ}
{për shkak se ju ka udhëzuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë}
Allahu e ngriti tekbirin sipër udhëzimit, dmth ai tekbir ishte si rezultat i udhëzimit të Allahut -subhanehu ue te’ala- dhe suksesit të tij për agjerimin e Ramazanit dhe qëndrimin në falje.
Ky tekbir është sunnet te shumica e dijetarëve, ai është sunnet për burrat dhe për gratë, në xhami, shtëpi dhe tregje.
Sa për burrat ata e thonë me zë të lartë, e ndërsa gratë me zë të ulët.
📚 مجموع فتاوى ورسائل الشيخ” (١٦ /٢٦٩-٢٧٠)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema