Ka thënë shejkhul Islam ibnu Tejmijeh -rahimehullah-:
Më e mira është që të ndryshojë në varësi të situatave të falësve, nëse vërehet tek ata se munden që të rrinë gjatë në namaz, atëherë e fal namazin e teravive 10 rekate dhe tre rekate vitër pas tyre, ashtu siç i ka falur për veten e tij Pejgamberi -sal’lAllahu alejhi ue sel’lem- gjatë Ramazanit dhe jo vetëm, atëherë kjo është më e mirë.
Nëse vërehet tek ata që nuk munden t’i falin gjatë, atëherë namazi me 20 rekate është më i mirë.
Kjo është ajo që veprojnë shumica e muslimanëve dhe kjo është mesatarja në mes 10 rekateve dhe 40 rekateve. Nëse i fal ato 40 rekate etj, një gjë e tillë lejohet dhe asgjë nuk është e urryer prej kësaj gjëje.
Më shumë se një prej imamllarëve e kanë theksuar këtë, siç është Ahmedi dhe jo vetëm.
I cili ka thënë: ai që mendon se namazi në Ramazan ka një numër të caktuar nga Pejgamberi -sal’lAllahu alejhi ue sel’lem- që nuk shton dhe pakëson prej tij, atëherë një person i tillë ka gabuar.
📚 “مجموع فتاوى ابن تيمية (٢٢ / ٢٧١)
Ka thënë shejkhul Islam në një vend tjetër:
Taravitë nëse i fal si medh’hebi i Ebu Hanifete, i Shafi’iut dhe Ahmedit 20 rekate apo si medh’hebi i Malikut 36 rekate ose 13 rekate apo 11 rekate, atëherë ka vepruar drejt, ashtu siç e ka theksuar el-Imam Ahmed për mungesën e një numri të caktuar, kështu që shtimi i rekateve apo pakësimi i tyre bëhet në varësi të gjatësisë së namazit apo të shkurtimit të tij.
📚 الاختيارات (ص ٦٤)
Ka thënë Ibnu Kudameh -rahimehullah-:
Ajo që është e preferuar tek Ebu Abdullah (dmth Imam Ahmedi) -rahimehullah- se ato janë 20 rekate, këtë e ka thënë eth-Theurij, Ebu Hanifete, esh-Shaafi’ij, ndërsa Maliku ka thënë: ato janë 36 rekate.
📚 المغني” (١ /٤٥٧)”
Ka thënë en-Neueuij:
Namazi i teravive është sunnet me konsensus të dijetarëve, medh’hebi ynë (dmth medh’hebi Shafi’ij) se ai është 20 rekate me 10 selame, lejohet të falet vetëm dhe në xhemat.
📚 المجموع”: (٤ /٣١)”
Ka thënë esh-shejkh el-Uthejmin -rahimehullah-:
Na vjen shumë keq kur shohim në Ummetin Islam një grup që kanë mosmarrëveshje në çështje që ka mospërputhje mendimesh, dhe e bëjnë këtë mospërputheje mendimesh si shkak që zemrat e tyre të jenë të përçara, mospërputhja e mendimeve në ummet ka qenë që në kohën e sahabëve pavarësisht kësaj zemrat e tyre mbetën të bashkuara.
Ajo që bie detyrë mbi të rinjtë në veçanti dhe mbi çdo besimtar që të jenë si një dorë e vetme, sepse armiqtë e tyre presin që ata t’i godasë ndonjë e keqe.
📚 الشرح الممتع” (٤ /٢٢٥)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema