Ka thënë shejkh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë- në refuzimin e tij ndaj një shkrimtari:
Prej akides së selefëve është nderimi i haditheve të Profetit ﷺ sepse ai nuk fliste sipas qejfit të vet {por ishte shpallje që i shpallej atij}
Asgjëje nuk i jepet përparësi para haditheve të Profetit ﷺ, as mendjes, as mjekësisë, as fjalës së atij që e kundërshton hadithin prej fukahave.
Ka thënë i Lartësuari:
{فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً}
{Nëse nuk pajtoheni për ndonjë gjë, kthejuni (Librit të) Allahut dhe (Sunnetit të) të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kijametit. Kjo për ju është më e mira dhe më e përshtatshme për vendimin përfundimtar.}
Duke ditur se mendja shëndoshë nuk bie ndesh me argumentin e saktë dhe se fukahatë gabojnë.
Atë që nuk arrin ta përceptojë mendja, prej asaj që ka ardhur nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, është si detyrë dorëzimi dhe nënshtrimi; sepse mendjet janë kufizuara dhe janë të ekspozuara ndaj gabimit, kurse ajo që ka ardhur nga Allahu dhe i Dërguari i Tij është e pagabueshme, ndërsa mjekësia është vepër njerëzore dhe është e ekspozuar ndaj gabimit.
Shkroi: shejkh Salih el-Feuzan
Më 15.07.1434 h
Përktheu: Abdur-Rahman Mema