Loading

{قَالَ رَجُلَانِ مِنَ ٱلَّذِینَ یَخَافُونَ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَیۡهِمَا}

{Thanë dy burrat nga ata që i frikësoheshin Allahut, të cilëve Ai i kishte dhënë mirësi} [el-Maideh: 23]

Tha hafizi ibnu Kethir -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e këtij ajeti:

Kur benu Israilët u tërhoqën nga bindja ndaj Allahut dhe pasimi i të Dërguarit të Allahut Musait -alejhis selam-. Dy burra që Allahu i kishte dhënë mirësi të madhe i nxitën njerëzit dhe ata të dy e kishin frikë Urdhërin dhe Dënimin e Allahut…

Është thënë se ata të dy ishin:

  • Jusha’u ibnu Nun
  • dhe Kālib ibnu Jufina

Këtë e ka thënë ibnu Abbasi, Muxhahidi, Ikrimeh, Atijjeh, es-Suddij, er-Rabi ibnu Enes dhe të tjerë prej selefëve dhe khalefëve (që erdhën pas selefëve) -Allahu i mëshiroftë-

📚 “تفسير ابن كثير”

Ka thënë imam ibnu Xherir -Allahu e mëshiroftë-:

Na ka treguar Musa ibnu Hārun, i cili tha: na ka treguar Amër ibnu Hammād, i cili tha: na ka treguar Esbāt nga Es-Suddij se ata të dy janë:

  • Jusha’u ibnu Nun shërbyesi i Musës
  • dhe Kālib ibnu Jufinah burri i motrës së Musës.

📚 “تفسير الطبري”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: