Loading

(Fjala e Allahut:)

{إِذَا سَمِعۡتُمۡ ءَایَـٰتِ ٱللهِ یُكۡفَرُ بِهَا وَیُسۡتَهۡزَأُ بِهَا فَلَا تَقۡعُدُوا۟ مَعَهُمۡ حَتَّىٰ یَخُوضُوا۟ فِی حَدِیثٍ غَیۡرِهِۦۤ إِنَّكُمۡ إِذࣰا مِّثۡلُهُمۡۗ}

{Kur të dëgjoni se mohohen Ajetet e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë, derisa të ndryshojnë bisedë, mos rrini me ata njerëz! Përndryshe, vërtet që do ishit si ata!} [En-Nisa’: 140]

Në tefisirin e ajetit 140 të sures En-Nisa’, El Kurtubij thotë:

Fjala e Tij:

{إِنَّكُمۡ إِذࣰا مِّثۡلُهُمۡۗ}

{Përndryshe, vërtet do ishit si ata!} tregon detyrimin e shmangies nga njerëzit e gjynaheve, nëse shfaqet tek ata e keqja, sepse ai që nuk u shmanget, domethënë është i kënaqur me veprën e tyre…

Meqënëse është vërtetuar shmangia nga njerëzit e gjynaheve, siç e shpjeguam, atëherë shmangia nga njerëzit e bidatit dhe tekave është edhe më parësore.

📚 “Tefsirul Kurtubi” (5/418), shtëpia botuese “Darul Kutubil Misrijeh”, botimi i dytë (1384 h – 1964).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: