Fjala e Tij:
{ﻭَﻛَﺎﻥَ ﺃَﺑُﻮﻫُﻤَﺎ ﺻَﺎﻟِﺤًﺎ}
{dhe babai i tyre ishte njeri i devotshëm}
[El-Kehf: 82]
Thotë hafizi Ibnu Kethir rahimehullah:
Në të ka argument se Allahu ia ruan pasardhësit njeriut të devotshëm; dhe kjo përfshin bereqetin me të cilin ata begatohen në këtë botë për shkak të adhurimit të tij; dhe në botën tjetër u mundësohet ndërmjetësimi i tij dhe gradimi me gradat më të larta në Xhennet, që sytë e tij të gjejnë prehje me ta; ashtu sikurse ka ardhur në Kur’an dhe në Sunnet.
Transmeton Se’id ibnu Xhubejri nga Ibnu Abbāsi se ka thënë: Allahu i ruajti për shkak të devotshmërisë së babait të tyre; dhe nuk është përmendur nëse ata të dy ishin të devotshëm. Ashtu siç parapriu, ai ishte babai i shtatë (para shtatë brezash). Dhe Allahu e di më së miri.
📚 تفسير ابن كثير” (٥ /١٨٧)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema