Ka thënë Ibnu Kudameh -rahimehullah- në “Mugnij”:
Dijetarët tanë hanbelij kanë thënë:
Është e urryer veçimi i ditës së shtunë me agjerim… por nuk është e urryer nëse agjeron një ditë tjetër bashkë me të, për shkak të hadithit të Ebij Hurejres dhe Xhuejrijes. Nëse ky agjerim përkon me agjerimin që njeriu e ka bërë zakon të agjerojë nuk është e urryer.
📚 el-Mugnij (3/52)
Dhe ajo që është për qëllim me hadithin e Ebij Hurejres është hadithi të cilin e ka përcjellë el-Imam el-Bukharij nga Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- se ka thënë:
E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë:
«Të mos e agjerojë askush ditën Xhum’ah, vetëm se duke agjeruar një ditë para saj ose një ditë pas saj».
📚 Transmetoi el-Bukharij (Hadithi nr. 1985) dhe Muslim (Hadithi nr. 1144)
Dhe hadithi i Xhuejrijes është ai që e ka përcjellë el-Bukharij nga Xhuejrijeh bint el-Haarith -radij’Allahu anha- se Pejgamberi ﷺ shkoi tek ajo ditën e Xhum’ah ndërsa ishte agjerueshëm dhe i tha:
«A ke agjeruar dje?»
Ajo tha: jo
Ai tha: «A do të agjerosh nesër?»
Ajo tha: jo.
Ai i tha: «atëherë, prishe agjerimin».
📚 Transmetoi el-Bukharij (Hadithi nr. 1886)
Ky hadith dhe ai përpara tij tregojnë qartë për lejimin e agjerimit të ditës së Shtunë për atë që ka agjeruar një ditë përpara.
Ka ardhur në dy librat e saktë të El-Bukharit dhe Muslimit se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«Agjerimi më i dashur tek Allahu është agjerimi Daudit, ai një ditë agjeronte dhe një ditë hante».
Dhe ky lloj i agjerimit patjetër që do qëllojë edhe ditën e Shtunë.
Ka thënë el-Al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:
Ka thënë Ebu Daudi në “Sunnen” në lidhje me hadithin që flet për ndalesën e agjerimit ditën e Shtunë:
“Ka thënë Malik -rahimehullah-:
Ky është hadith i rrejshëm”
Ka thënë gjithashtu Ebu Daudi -rahimehullah-:
Ky hadith është i shfuqizuar.
Ka thënë el-Imam Ahmed -rahimehullah-:
Jahja ibnu Sa’id kishte frikë ta përcillte atë dhe refuzonte të ma transmetonte.
Ka thënë el-Ethrem: Argumenti i Ebu Abdullah (Imam Ahmedit) për lejimin e agjerimit të ditës së Shtunë është se të gjitha hadithet e kundërshtojnë hadithin të cilin e transmeton Abdullah bnu Bishër dhe prej tyre hadithi i Umu Selemete -radij’Allahu anha- kur u pyet se cilat ditë agjeronte më shumë Pejgamberi ﷺ?
Tha: Ditën e Shtunë dhe të Diel.
Dhe përmendi hadithe të tjera që tregojnë për lejimin e saj derisa tha: ky el-Ethrem kuptoi prej fjalës së Ebu Abdullah se ai ngurroi për marrjen e hadithit dhe se e lejoi agjerimin e saj.
Dhe përmendi se Imami i shkencës së defekteve që ka hadithi Jahja ibnu Sa’id kishte frikë ta transmetonte atë dhe refuzonte ta transmetonte, dhe kjo është dobësim i hadithit, derisa tha: bazuar në këtë:
Hadithi ose është shadh ose është i shfuqizuar.
Tha Ebu Daud: Shumica e njerëzve të dijes kanë pasur mendimin se agjerimi i saj nuk është i urryer.
Dhe duhet të dimë se agjerimi i ditës së Shtunë ka disa gjendje:
Gjendja e parë: që të jetë kur agjeron një farz, siç është Ramazani, siç është agjerimi i kefarës ose në vend të kurbanit për Haxhin et-Temetu etj. Në këtë rast nuk ka problem, përveç kur e veçon duke pretenduar se ka vlerë.
Gjendja e dytë: që të agjerojë përpara saj ditën e Xhum’ah, edhe në këtë rast nuk ka problem; sepse Pejgamberi ﷺ i tha njërës prej nënave të besimtarëve e cila po agjeronte ditën e Xhum’ah:
A ke agjeruar dje?»
Ajo tha: jo.
Ai tha: «A do të agjerosh nesër?»
Ajo tha: jo.
Ai i tha: «atëherë, prishe agjerimin».
Fjala e tij ﷺ: «A do të agjerosh nesër?» tregon për lejimin e agjerimit të saj me ditën e Xhum’ah.
Gjendja e tretë: kur ajo përkon me agjerimin e ditëve që janë të ligjësuara për të agjeruar, siç janë ditët e bardha, dita e Arafatit, dita e Ashurasë, 6 ditët e Sheualit për atë që ka agjeruar Ramazanin, e nëntë ditët e Dhul Hixhes, atëherë nuk ka dert; sepse ai nuk po i agjeron se ajo është dita e Shtunë përkundrazi po agjeron se ato janë prej ditëve të ligjëruara për agjerim.
Gjendja e katërt: të përkojë me atë e ka bërë zakon, siç është agjerimi një ditë po dhe një ditë jo, dhe përkon agjerimi i tij me ditën e Shtunë, edhe në këtë rast nuk ka dert.
Ashtu siç ka thënë Pejgamberi ﷺ kur ndaloi nga paraprirja e Ramazanit me agjerim një apo dy ditë:
«Përveç atij personi që ka agjeruar le të agjerojë».
Edhe kjo është e ngjashme me këtë.
Gjendja e pestë: Kur e veçon këtë ditë me agjerim vullnetar pa e shoqëruar, atëherë këtu ka vend për ndalesë, nëse vërtetohet që hadithi është i saktë.
📚 Mexhmu’u Feteui ue Rasail (20/57)
Ka thënë el-Al’lameh Abdul-Aziz ibnu Baaz -rahimehullah-:
Hadithi që flet për ndalesën e agjerimit e ditës së Shtunë është hadith i dobët, shadh, mut’darib, dhe ai është ajo ka ardhur nga ai ﷺ se ka thënë:
“Askush të mos agjerojë ditën e Shtunë, vetëm atë që është farz për të, nëse nuk gjen diçka për të ngrënë përveç gjethes së rrushit apo lëvores së pemës le ta përtypë atë”.
Ky hadith është i dobët, mut’darib, e kanë vënë në dukje hufadhët, hadith i pasaktë, ndaj nuk ka dert nëse agjeron ditën e Shtunë me ditën e Xhuma’ah, ose me të Dielën ose veçmas nuk ka dert në këtë gjë.
Kjo është ajo që është e drejtë dhe e saktë.
Hadithi është i dobët nuk vlen argumentimi me të, dhe ajo që tregon për dobësinë e tij është ajo që ka ardhur në dy Sahihet nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:
«Të mos e agjerojë askush ditën Xhum’ah, vetëm se duke agjeruar një ditë para saj ose një ditë pas saj».
Pra i lejoi njerëzit që të agjerojnë një ditë pas të Xhumasë që është dita e Shtunë në agjerimin vullnetar.
Dhe kjo tregon se hadithi cili flet për ndalesën e agjerimit të saj përveç farzit është hadith i kotë që bie ndesh me hadithet e sakta.
Kështu agjeronte Pejgamberi ﷺ të Dielën dhe të Shtunën dhe thoshte:
«Këto janë ditë feste për mushrikinët ndërsa unë dua që t’i kundërshtojë ata»
Përmbledhja e asaj që thamë është:
Se hadithi është i dobët, madje i kotë e i pasaktë. Nuk ka dert nëse njeriu agjeron ditën e Shtunë veçmas, ose duke e shoqëruar me të Xhumanë ose me të Dielën e gjithë kjo nuk ka problem dhe falenderimi i përket Allahut.
http://www.binbaz.org.sa/noor/11520
Mblodhi & përktheu Abdur-Rahman Mema